Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshnica, ka thënë se fitues të zgjedhjeve janë kreu i VV’së, Albin Kurti, dhe kandidatja për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Andaj, nëse LDK nuk lëshon pe, të shkohet në zgjedhje.
“Albin Kurti si kryeministër i votuar nga qytetarët tashmë, e Vjosa Osmani si më e votuara në LDK, përveq emra, përfaqësojnë edhe mendësinë e re që aq shumë i duhet shtetit tonë tani” ka shkruar ai.
“Sot një shoqëri e republikë e tanë po bëhet kurban i konflikteve të brendshme partiake të udhëhequra nga njerëz me mentalitet të “pushtetit të vjetër” e të pangopur për pushtet”, ka shtuar Gjyshinca.
Postimi i plotë:
Vullneti i popullit për ndryshim i dalur nga kutitë e votimit më 6 tetor mbanë dy emra kryesorë: Albin Kurti e Vjosa Osmani.
Albin Kurti si kryeministër i votuar nga qytetarët tashmë, e Vjosa Osmani si më e votuara në LDK, përveq emra, përfaqësojnë edhe mendësinë e re që aq shumë i duhet shtetit tonë tani.
Sot, kjo mendësi e re gjendet nën sulm nga ata që përveç se janë plakur në politikë për dekada, edhe na kanë zhytur në këtë dështim.
Sot një shoqëri e republikë e tanë po bëhet kurban i konflikteve të brendshme partiake të udhëhequra nga njerëz me mentalitet të “pushtetit të vjetër” e të pangopur për pushtet.
Andaj sipas meje, nëse nuk ka reflektim, përballë kësaj situate kthimi tek populli është rruga më duhur për t’i shërbyer atij më së miri.
Vetëvendosje është lëvizje e vlerave!
Discussion about this post