Zyrtari për media i VV’së, Arlind Manxhuka, thotë se sikleti që po tregon opozita përgjatë fjalimeve në seancën e Kuvendit është i natyrshëm.
Ai thotë se sot po marrin fund 20 vjet hajni dhe qeverisjen Kurti e sheh si një shembull prej të cili tdo të mund të mësojë opozita se si do të qeveriset.
“Është i natyrshëm ky siklet. 20 vjet hajni po përfundojnë sot. Përveçse nuk do te mund te vjedhin me, do te shohin edhe se si qeveriset”, ka shkruar Manxhuka.
Ndër të tjera ai ka kritikuar edhe përmbajtjen e fjalimeve të opozitës duke thënë se duken të harxhuar.
“Por kam një frike, me kaq pak përmbajtje dhe te harxhuar qe ne seancën e pare, nuk e di çfarë opozitarizmi do te kemi ne seancat e tjera”, ka përfunduar Manxhuka.