Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Vetëm sa nuk i bëri të qajnë i madh e i vogël, Vjosa Osmani mitrovicalive: Unë, bija juaj, nuk do t’ju lë vetëm asnjëherë!

August 31, 2019
77
SHARES
6.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Vjosa Osmani në Mitrovicë

Se ky popull është si është, tregon edhe rasti i Mitrovicës. Këtyre njerëzve të këtij vendi i thuhet edhe ajo që sbënë t’i thuhet dhe i premtohet jo që as mund të imagjinohet. Sepse kosovarët janë lodhur në shpirt dhe detyrohen të dëgjojnë edhe ato që s’dëgjohen, transmeton Gazeta Mejdani!

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se rrugëtimin e ka filluar nga Mitrovica. Dhe, nga Mitrovica pastaj ka vazhduar në qytetet tjera të Kosovës.

“Mitrovicë, qyteti im i dashtun, po kthehem sot tek ti, për të nisur nga këtu një rrugëtim me zemrën plot, me dashurinë për Kosovën, njerëzit e saj dhe miqtë tanë, dashuri e respekt që e kam marrë e kultivu pikërisht këtu” ka shkruar Vjosa në Facebook.

Ajo ua përkujtoi mitrovicasve se shumë persona e mbajnë në mend kur ka qenë fëmijë, e me shumë të tjerë ishin bashkudhëtarë në rrugën drejt Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë.

“Shumë nga ju, aktivistë shumëvjeçar të Lidhjes Demokratike, më mbani mend si fëmijë, e shumë nga ju të rinj e të reja si bashkë-udhëtare në rrugën e pandalshme të Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë, të cilën e trasuan edhe secili nga prindërit tanë, për ta bërë Republikën tonë, të fëmijëve të tyre, e nipërve e mbesave tona, një shtet me të cilin secili do të krenohemi. Asnjëherë me mashtrim, por gjithmonë me vetmohim.” shtoi ajo.

Ajo ndër tjera tha se Kosova nuk i përket asnjë partie politike, as LDK’së e as Vjosa Osmanit, për Kosova është vetëm e qytetarëve.

“Ky shtet nuk është i asnjë politikani, i asnjë partie politike, as i Vjosa Osmanit, as i LDK-së. Mitrovica, Kosova është e juaja. Vetëm e juaja” shkroi ajo. 

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Mitrovicë, qyteti im i dashtun, po kthehem sot tek ti, për të nisur nga këtu një rrugëtim me zemrën plot, me dashurinë për Kosovën, njerëzit e saj dhe miqtë tanë, dashuri e respekt që e kam marrë e kultivu pikërisht këtu.

Shumë nga ju, aktivistë shumëvjeqar të Lidhjes Demokratike, më mbani mend si fëmijë, e shumë nga ju të rinj e të reja si bashkë-udhëtare në rrugën e pandalshme të Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë, të cilën e trasuan edhe secili nga prindërit tanë, për ta bërë Republikën tonë, të fëmijëve të tyre, e nipërve e mbesave tona, një shtet me të cilin secili do të krenohemi. Asnjëherë me mashtrim, por gjithmonë me vetmohim.

Nuk ka qenë rrugë e lehtë, andaj shumëkush u dorëzua përgjatë rrugës.

Por, të dashur bashkëvendës të mi,

Qëndrestarët e vërtetë janë sot këtu. Në mesin tuaj. Janë çdo ditë krah për krah me mua. Qëndrestarët e vërtetë jeni ju. Janë qytetarët e Kosovës, është ky popull që sakrifikoi gjithçka, nga fëmiu në djep e ushtarët e lirisë deri në djersën e mundin e secilit prind e gjysh tonin, qëndrestarë të vërtetë janë minatorët, dhe qe 20 vjet, si këmbim, morëm mjerimin dhe zhvatjen.

Sot, jam këtu, sic e thashë në fillim, që t’u drejtohem juve, bashkqytetarëve të mi të qytetit të harruar, grave e burrave, të rinjve e të rejave, minatorëve, të gjithë atyre që e ndjenë veten se u harruan nga Qeveria e kaluar, sepse nuk kishin kohë të merreshin me juve, por e bënin kokrrën e qejfit për veten e tyre – Ky vend, ky shtet, kjo Republikë, është e qytetarëve dhe PIKË.

Ky shtet nuk është i asnjë politikani, i asnjë partie politike, as i Vjosa Osmanit, as i LDK-së. Mitrovica, Kosova është e juaja. Vetëm e juaja.

Prandaj, i kam hyrë kësaj rruge me nderin e madh, me besimin e plotë, që si Kryeministre e Juaja, por, edhe në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ta kemi një detyrë kryesore: që shtetin e kapur nga partitë e pushtetit, t’ua kthejmë juve, përfundimisht. Dhe, mbajeni në mend: Nuk ka asgjë në botë, veç vdekjes, që na e ndalë këtë rrugëtim.

Edhe miqtë tanë duan që Kosova të drejtohet nga politikanë të ndershëm, kredibil dhe të cilët Kosovën tonë e duan po aq sa secili qytetar i këtij vendi. Nuk e duan për veten e tyre, por për të mirën e juaj. Dhe, ju e dini që kjo është e mundshme, vetëm nëse e bëjmë ndryshimin e madh.

Ndryshim të cilin e bëjmë BASHKË. Unë kam bindjen dhe besimin e plotë se kësaj radhe ju do të dini si do t’i jepni drejtim të ardhmes së fëmijëve tuaj. Kujt do t’ia besoni ndërtimin e kësaj të ardhmeje. Unë kam besim të plotë në ju dhe e di që ju keni besimin e plotë në mua.

Unë, Vjosa Osmani, bija juaj, nuk do t’ju lë vetëm asnjëherë.

/Gazeta Mejdani/

Share37Tweet

Related Posts

Mediat botërore: Presidentja e Kosovës më e reja dhe më e shkolluara nga ato evropiane!

September 12, 2022

Presidentja s’e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit!

April 14, 2022

Lista Serbe, PDK-ja dhe LDK-ja s’e votojnë marrëveshjen midis Kosovës dhe SHBA-ve!

December 30, 2021

Isa Mustafa s’mund ta harrojë dot humbjen e 14 shkurtit: Sivjet në dimër do nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve!

December 23, 2021

Ofenduese/ Isa Mustafa e sulmon Presidenten Osmani në baza personale!

December 20, 2021

Presidentja Osmani e gradon Bashkim Jasharin me gradën më të lartë në vend, bëhet gjenerallejtënant!

December 13, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.