
I riu që prej mëngjesit të sotëm kishte mundur të komunikonte disa herë me ekipet e kërkim shpëtimit, ishte zënë nën rrënoja nga një copë e madhe betoni që e kishte goditur në mes të trupit.
Ai iu thoshte ekipit të shpëtimit se nuk e ndjente pjesën e poshtme të trupit, ndërsa për disa orë ishte mbajtur me bombolën e oksigjenit.
I riu me mbiemrin Cuko më herët gjatë ditës së sotme kishte kërkuar nga ekipi i shpëtimit një cigare. Madje fotografi Hekrot Pustina i Associated Press kishte arritur të shkrepte edhe foton e tij të fundit.
Discussion about this post