LDK ka arritur t’i mbledh vetëm 46 nënshkrime.
Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarisht ka dërguar në Kuvendin e Kosovës mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
LDK ka arritur t’i mbledh 46 nënshkrime, raporton lajmi.net.
Isa Mustafa ka arritur të merr përkrahje nga Ramush Haradinajt, AAK-së, Fatmir Limajt, Nisma për Kosovën dhe Behgjet Pacollit të AKR-së. Partia Demokratike e Kadri Veseli nuk ka pasur qëndrim deri me tani.
Mirëpo tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dalë kundër mocionit. Lajmi.net raportoi dje ekskluzivisht se Haxhi Avdyli, Ardian Shala e Fatmir Rexhepi janë deklaruar kundër mocionit, por ka pasur edhe deputetë të tjerë në mëdyshje.
Lexo edhe:
Sidoqoftë kundër mocionit nga brenda LDK-së janë shfaqur edhe Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku.
Kujtojmë, se mocioni i votëbesimit ka ardhur pasi kryeministri Albin Kurti ka shkakruar nga detyra ministrin e partnerit të koalicionit, Agim Veliun.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot i ka dhënë mundësinë e fundit Albin Kurtit që ta tërheq vendimin për Agim Veliun dhe ta heq taksën 100%, në mënyrë që mos të prishet koalicioni.
“Nëse vazhdohet kështu, posa ta kapërcejmë këtë situatë emergjente me Virusin, si LDK do të detyrohemi të dalim nga koalicioni, sepse nuk duam të jemi bashkëpërgjegjës të prishjes së marrëdhënieve me aleatin tonë kryesor”, i kishte shkruar Mustafa, Kurtit.