
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se kushdo që dëshiron të investojë dhe të krijojë vende pune ose prodhim, në qeverisjen e tij, tokat që janë publike apo shtetërore do ua japin me 1 euro metrin katror.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se qiradhënia do të jetë afatgjate për 99 vite.
Postimi i plotë:
U bëj thirrje të gjithë ndërmarrësve: mos blini toka. Kushdo që dëshiron të investojë dhe të krijojë vende pune ose prodhim, në qeverisjen time, tokat që janë publike apo shtetërore do ua japim me 1 euro metrin katror, me qiradhënie afatgjate për 99 vite. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post