
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës në Parkun e Biznesit në Drenas, foli edhe rreth raportit të Thaçit me Kurtin.
“Presidenti ynë e ka një fjali kur thotë: ‘Kur rrin me fmi edhe lagesh’. Që do të thotë se presidenti i vendit është institucioni më i lartë”.
“Albin Kurti duhet t’i ndalë konvojtë me vetura serbe që po vijnë prej Serbisë. Duhet me e ndalë zemërgjërësinë ndaj Serbisë, se na pat çmend me atë Serbi tërë kohën. Le ta ndalë, sepse Serbia nuk është dashnia jonë. Presidentin e mua nuk ka mundur me na ndalë Serbia, e lëre më Sveçla”, deklaroi Veseli.