Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një debati, tha se koalicioni LDK-LVV nuk janë të gatshëm të marrin përgjegjësi.
Tutje i pari i PDK-së tha se koalicioni LDK-LVV është bërë si merr-jep pasi ata po kërkojnë poste, sipas Veselit.
“Ky koalicioni i tyre është si merr jep, jo po ta jepi kryeministrin, jo presidentin. Kur se ke mendjen e hajrit, s’ke me mujt me u merr vesh, kjo ëshrtë situatë që mundet me na kriju krizë, s’jonë të gatshëm për këtë përgjegjësi, dojn me ikë në këtë punë. E ne presim që ata me i amrë pëtrgjejësitë dhe të shoshim qysh po veprojnë”, tha Veseli.
Kujtojmë se Kadri Veseli ka qenë kryetar kuvendi për dy mandate.
Discussion about this post