Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Vër maskën, budalla!

August 25, 2020
4
SHARES
851
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Fatos Çoçoli

Sot, dy në tre nga qytetarët tanë ende nuk besojnë se mund të infektohen nga koronavirusi dhe dy në pesë nga ne besojnë se edhe po i kapi “qoftëlargu”, do ta kalojnë lehtë dhe pa pasoja. Këtë mendonte edhe Jeremy Sampson, një 36-vjeçar me trup atleti dhe pa asnjë sëmundje nga Teksasi, në ShBA.

Shkruan: Fatos Çoçoli

Kur e kapi, zuri krevatin dhe u izolua për tri javë në shtëpi.

“Sikur kisha një copë akulli në vend të mushkërive”, i tha rrjetit televiziv amerikan CNN.

Mjekimet i mori me “WhatsApp”, nga celulari, nga një mjek epidemiolog që i besonte. Ilaçet ia blinte nusja dhe ia linte tek dera e dhomës. Fëmijët dhe nusen nuk i lejoi t’i hynin në dhomë për të tri javët. Kur doli i shëruar dhe përqafoi fëmijët, nuk njihej më. Këtë mund të bëjë ky vrasës i padukshëm i njerëzimit edhe me fëmijët, të rinjtë apo personat e moshës së mesme të pa sëmurë ndonjëherë.

Tek ne, si kudo në botë, të infektuarit nga Covid-19-shi po shtohen frikshëm. Ne dëgjojmë për shifrat zyrtare “130 të infektuar në ditë” apo “140 persona të rezultuar pozitivë në ditë”. Por, duhet të kuptojmë se çdo ditë këto shifra duhet të shumëzohen me dhjetë. Të paktën kaq, dhjetëfish është numri real i të infektuarve.

Një shok që jeton ngjitur me pallatin tim më tha se e shoqja ishte me koronavirus. E kishte marrë në punë. Kishin vendosur që ajo të trajtohej e izoluar në shtëpi. Një epidemiolog i njohur i kishte rekomanduar antibiotikët më të fuqishëm, një kurë të mirëfilltë të fortë dhe shoku ia kishte blerë.

Sa të tillë ka tek ne, sidomos në Tiranë, Durrës, Shkodër, në qytetet më të prekura që kanë vatra të njohura e të panjohura infeksioni? Mendoj se të tillë ka shumë, që mendojnë se në spital infektohesh më keq, dhe me të kuptuar shenjat e sëmundjes, vendosin ta trajtojnë vetë. Sa prej të afërmve të të sëmurëve të tillë, që pa dyshim janë mbartës pa shenja dalluese (a-simptomatikë) shkojnë në punë, paraqiten në shoqëri, pa i ruajtur të tjerët? Mendoj se janë me mijëra. Prandaj, dhe rastet tek ne nuk duhet të presim që të pakësohen.

Për fat të keq, ato do të shtohen. Vaksina ose vaksinat kundër koronavirusit do të jenë gati për t’u përdorur edhe nga ne në masë diku aty nga fundi i janarit 2021. Pra, sfida jonë e bashkëjetesës me virusin vrasës do të zgjasë akoma edhe pesë muaj: gusht-dhjetor 2020.

Do të vështirësohet kur të nisë të ftohet koha nga fundi i tetorit, pse me kohën e ftohur virusi bëhet më vrasës. Deri atëherë, mbrojtja e vetme janë mbajtja larg nesh e virusit: mbajtja e maskës në mjedise të mbyllura (vër maskën, budalla! – shprehje e huajtur nga thënia e ish-zëvendëspresidentit amerikan Al Gore; “It’s economy, stupid! – Është ekonomi, o budalla”, për të gjithë ata që kuptonin pak nga ekonomia), larja e duarve dhe largësia fizike një deri dy metra nga njerëzit e tjerë.

Qofshin këta edhe të njohur apo të afërm që nuk jetojnë me ne. Vetëm në këtë mënyrë, në këta pesë muaj, mund të shpëtojmë sistemin tonë mjekësor dhe spitalet tona nga përmbytja me të sëmurë dhe pamundësia për të shpëtuar jetë, mund të mos kemi me qindra mijëra të infektuar dhe me dhjetëra mijëra të vdekur. Këto nuk janë thirrjet e Kasandrave të kohëve moderne.

As edhe parashikime të zymta në tym. U kanë ndodhur vendeve të tjera, që janë me dhjetëra e qindra herë më të fuqishme ekonomikisht dhe më të pasura se ne. Mjafton të marrim Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në pesë muaj (mars-korrik 2020) regjistruan pesë milionë të infektuar dhe 150 mijë të vdekur. Pse?

Thjesht dhe vetëm pse dy në tre amerikanë ende nuk besojnë se mund të infektohen nga koronavirusi. Njëlloj si ne. Si dhe pse dy në pesë amerikanë mendojnë se po u infektuan, do ta kalojnë lehtë. Krejt njëlloj si ne. Ja përse mbrojtja jonë e vetme në këta pesë muaj është maska, larja e duarve dhe largësia fizike.

Nuk kemi asgjë tjetër që të na ndihmojë. Jemi vetëm ne, ndërgjegjësimi ynë, puna e mediave që duhet të marrin dëshmi nga të shëruarit dhe nga vuajtjet dhe tmerret që ata kanë kaluar, që mund të na bindin t’i vëmë më në fund gishtin kokës dhe të mos shkaktojmë gjëmën me duart tona.

ShareTweet

Related Posts

Kryeministri Kurti thotë se masat e reja anti-COVID i përgjigjen situatës së tanishme me pandeminë!

December 1, 2021

Politikat konvencionale dhe roli i bankave para dhe pas pandemisë!

October 26, 2021

Më shumë se 648 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19!

October 14, 2021

Çfarë është e pakthyeshme pas një viti pandemik?

June 4, 2021

Nesër hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese anti-COVID!

May 30, 2021

RISI! Restoranteve e lokaleve tjera u zgjatet orari i punës!

May 26, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.