Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia do t’i mbajë kufirin hapur për imigrantë që ja kanë mësyrë Europës, derisa BE’ja të plotësoj kërkesat e Ankarasë, transmeton Gazeta Mejdani.
Dhjetëra mijëra imigrantë po provojnë të hyjnë në Europë përmes Greqisë që nga 28 shkurti, kur Turqia vendosi që më mos t’i pengojnë të kalojnë as t’i mbajnë siç ishte pajtuar me Brukselin në vitin 2016’tëm, në këmbim të ndihmës nga BE.
Greqia ka shfrytëzuar gaz lotsjellës dhe topa uji për të ndaluar kalimin e imigrantëve përmes kufirit. Erdogan ka dënuar veprimet e forcave të sigurisë greke pas xhirimit të transmetuar nga kufiri gjatë fjalimit të tij në parlament.
“S’ka dallim mes këtyre skenave në kufirin grek dhe asaj që bënë nazistët” tha Erdogan.
Ky fjalim ishte më i rëndi nga Erdogan përballë shtetit fqinjë e aleat në NATO. Erdogan dhe kryeministri grek Mitsotakis ishin takuar vitin e kaluar dhe greku kishte kërkuar mirëkuptim për situatën e Turqisë.
BE’ja dhe Turqia ishin pajtuar për diskutime rreth marrëveshjes së 2016’s por krye diplomati turk Mevlut Cavusoglu, dje kishte vazhduar me retorikën e ashpër ndaj BE’së kur tha se “nnuk mund të na mashtroni më”./Gazeta Mejdani/