
Një nga vëllezërit Geci, respektivisht Halili, në një postim në Facebook, ka deklaruar se Albin Kurtit, i ka mbetë Kosova në dorë, ku sipas tij, Kurti s’po din çka të bëj me Kosovën.
Geci, ka shtuar se politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm e jo për zgjedhje të reja.
Postimi plotë:
ALBINIT KOSOVA I KA MBETUR NË DORË DHE SPO DIN QKA TË BËJË ME TË.
Populli i lodhur nga hajnia ,krimi dhe kriminelet,ju drejtuan Albinit si shpetimtar
Vatrat e ndezura në zemrat e votusve të LDK-s për ndertimin e Qeverisë po i shuajn sharllatanet e pa pergjegjshem ndaj shtetit dhe në kundershtim të votës që moren nga elektorati i djegur i LDK-s për fitore.
Politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm dhe jo për zgjedhjet e ardhshme.
LDK-ja dikur ishte shtet formuse,kurse sotë ka kaluar në gjep formuse.
Fatkeqsia është se LDK-ja po tenton ta ndrydhë vullnetin e votusve të saj duke munduar që njeriun me të kaluar të dyshuar dhe jo meritor, shantazusin e LDK-s dhe të Ibrahim Rugovës ,sabotusin e luftes dhe paqes,abuzusin e 3% ta bënë kryetar shteti.
Gjë që Albin Kurti nuk duhet ta pranoi një ofert të tillë,nga një i dyshuar i lidhur me bizneset që ka në Serbi dhe me argatin e Vuqes kryekriminelin e Kosovës Hashim Thaqin.
Ashtu siq nuk duhet te pranoi as Qosjen,Hidajetin,
Vetonin e të tjerë me të kaluar të dyshimt.
Albini duhet deshmoi që është i qkapur nga kriminelet që dikur ishtë zëdhënës i tyre!
Discussion about this post