Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është vënë pas sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.
Raportohet se ai ka dërguar skautët e skuadrës për të parë nga afër lojtarin e kombëtarës së Kosovës në ndeshjen ndaj Anglisë.
Sipas të njëjtave burime, Man United synon të përforcojë fazën ofensive qysh në afatin kalimtar të janarit, dhe Muriqi është duke prirë në listën e dëshirave.
Muriqi ka kaluar te Fenerbahce vetëm gjatë kësaj vere, për 3.1 milionë euro dhe vështirë se do të largohet kaq shpejt nga gjiganti turk, edhe pse Man United është një nga emrat më të mëdhenj në futbollin evropian. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post