
Ka ndërruar jetë njëri nga tre personat që janë plagosur me armë zjarri, sot rreth orës 11:00, në rrugën “Kemajl Azizi”, në Viti.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Edhe përkundër ndihmës së mjekëve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, njëri nga të lënduarit banor i Vitisë ka ndërru jetë”, tha ai.