Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Vazhdon rrëmuja e madhe në Amerikë – Përkrahësit e Trumpit bastisin Kongresin, plagosen shumë policë!

January 7, 2021
17
SHARES
2.2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
SHBA-Rrëmuja

Në ngjarjet e jetuara pas bastisjes së ndërtesës së Kongresit në kryeqytetin Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga përkrahësit e Presidentit Donald Trump humbën jetën 4 persona dhe u ndaluan të paktën 52 të tjerë.

Në vend u shpallë gjendje emergjente për 15 ditë.

Disa nga mbështetësit e Trump që organizuan një demonstratë në kryeqytet arritën të kapërcejnë barrikadën e policisë dhe hynë në ndërtesën e Kongresit.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës ndaj demonstruesve që hynë në ndërtesë. Gruaja e plagosur me armë zjarri gjatë përleshjeve që u jetuan në ndërtesën e Kongresit humbi jetën.

Policia e Washington DC raportoi se gruaja e plagosur gjatë ngjarjeve në ndërtesën e Kongresit nuk u arrit të shpëtohet në spitalin ku u dërgua për trajtim, ndërsa nuk dha informata në lidhje me identitetin e gruas në fjalë.

Ndërkaq shefi i policisë në Washington Robert Contee njoftoi se edhe 3 persona të tjerë humbën jetën në këto ngjarje.

Shefi i policisë, i cili deklaroi se një nga viktimat që humbi jetën ishte një burrë dhe 2 prej tyre ishin gra, bëri të ditur se këta persona vdiqën në shërbimet e urgjencës ku u dërguan për trajtim, ndërsa nuk zbuloi identitetin e personave në fjalë.

Contee raportoi gjithashtu se 14 oficerë policie u plagosën lehtë në incidente dhe të paktën 52 njerëz u arrestuan.

Forcat e sigurisë thanë gjithashtu njoftuan gjetjen e lëndëve plasëse afër ndërtesës së Kongresit të cilat u deaktivizuan.

Si rezultat i zhvillimeve, Kongresi pezulloi seancën për të aprovuar zgjedhjen e Joe Biden si president, ndërsa Nënpresidenti Mike Pence, i cili drejtoi seancën, u nxor jashtë ndërtesës. Ai bëri thirrje për “dhënien fund të ngjarjeve të dhunës në ndërtesën e Kongresit”, duke thënë se dhuna nuk do të tolerohet.

Pak kohë më vonë nga ndërtesa u evakuuan edhe senatorët.

Mësohet se në ngjarjet e jetuara u plagosën një numër i madh i policëve.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden mbajti një konferencë për shtyp duke bërë thirrje për t’i dhënë fund sulmeve ndaj “demokracisë amerikane dhe sundimit të ligjit”.

Biden iu drejtua Trumpit, duke thënë se ai duhet të “dalë para kamerave, për t’i dhënë fund rrethimit (të ndërtesës së Kongresit)”.

Guvernatori i Pensilvanisë, Tom Wolf, në një deklaratë përmes llogarisë së tij në Twitter, e quajti hyrjen e demonstruesve në ndërtesën e Kongresit në kryeqytetin Washington si një “tentativë për grusht shteti”.

Pas këtyre zhvillimeve, Trump udhëzoi Gardën Kombëtare të “ndërhynte në ngjarjet në ndërtesën e Kongresit”.

“Me kërkesë të Gardës Kombëtare të SHBA-së 1.000 pjesëtarë të saj do të zhvendosen nga New York në kryeqytetin Washington për dy javë”, tha Guvernatori i New Yorkut Andrew Cuomo në llogarinë e tij në Twitter.

Donald Trump gjithashtu në mediat sociale u bëri thirrje demonstruesve të “qëndrojnë paqësorë”. Ndërsa tensionet u përshkallëzuan, Donald Trump kësaj radhe postoi një video ku tha se “ata na vodhën zgjedhjet, por tani ju duhet të shkoni në shtëpi”.

Para fillimit të ngjarjeve, Presidenti Trump kishte thënë se nuk do ta pranonte humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale dhe nuk do të heqë dorë nga përpjekjet.

Trump iu drejtua mbështetësve të tij të mbledhur në Uashington pas xhamit antiplumb për të protestuar ndaj seancës së Kongresit për të konfirmuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit dhe vazhdoi pretendimet e tij se “Demokratët kanë bërë parregullsi në zgjedhje”.

“Unë kurrë nuk do ta pranoj humbjen, nuk do të heq dorë”, tha Trump, duke argumentuar se ai ishte fituesi i vërtetë i zgjedhjeve.

ShareTweet

Related Posts

Bideni dhe Ukraina: Nga kampioni i çështjeve klimatike te rregullatori i çmimeve të naftës!

April 13, 2022

Fjalë të mëdha nga Amerika për Kurtin/ Shqiptarët e atjeshëm: Pas 22 vitesh doli një Kryeministër, që ua këputi ish-ave rrënjët e kumbarisë me Serbinë!

April 4, 2022

Kriza e madhe botërore ka filluar të ndjehet edhe në Amerikë: Biden lejon përdorimin e naftës nga rezervat e shtetit!

April 1, 2022

Ish-komandanti amerikan për vizitën e Grenellit në Kosovë: Shumë keq, kjo është ilegale!

November 12, 2021

Konjufca për Samitin e Bidenit: Do të kishte qenë mirë të na ftonte SHBA-ja, të shpresojmë për vitin tjetër!

November 7, 2021

Lajme të hidhura për Vuçiqin: Biden merr një letër nga kongresistët amerikan ku kërkojnë sanksione për presidentin serb!

November 6, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.