Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Vazhdon edhe më tutje përkeqësimi i situatës në botë nga pandemia e Coronavirusit!

April 1, 2020
12
SHARES
948
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
coronavirusi ne bote
Numri i vdekjeve nga pandemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në mbarë botën tejkaloi 42 mijë vetë, ndërsa numri i rasteve të infektimit u rrit mbi 859 mijë.
kovid korona covid corona.jpg
Vazhdon përkeqësimi i situatës në botë nga pandemia e Covid-19
rusya kovid.JPG
italya kovid korona.JPG
İtalya Kovid-19.jpg
kovid korona covid corona.jpg
Vazhdon përkeqësimi i situatës në botë nga pandemia e Covid-19

Numri i vdekjeve nga pandemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në mbarë botën tejkaloi 42 mijë vetë, ndërsa numri i rasteve të infektimit u rrit mbi 859 mijë. Mësohet se numri i rasteve të shërimit arriti në 176 mijë.

Në Azerbajxhan numri i personave që humbën jetën nga ky virus u rrit në 5, ndërsa me diagnostikimin edhe të 24 personave të tjerë me këtë virus numri i të infektuarve u rrit në 267. Bëhet e ditur se numri i të shëruarve u rrit në 26, ndërsa 4 mijë e 602 persona mbahen në karantinë.

Numri i njerëzve që humbën jetën në Iran në 24 orët e fundit për shkak të llojit të ri të koronavirusit u rrit me 138 dhe arriti në 3 mijë e 36.

Në Rusi, ku vdiqën 24 persona, numri i rasteve të infektuara arriti në 2 mijë e 777, ndërsa qeveria duke dërguar mesazhe informon ata që shkelin rregullat e karantinës. Për të parandaluar përhapjen e epidemisë, u shpallën ndalesa qarkullimi në 27 rajone të ndryshme të vendit. Ministri i Shëndetësisë, Nikolay Briko, paralajmëroi qytetarët se “po afron kulmi i epidemisë së koronavirusit në Rusi”.

Një aktor 75-vjeçar vdiq në Bjellorusi për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19). Në këtë vend ku janë shënuar 152 raste të infektimit, Presidenti Aleksandr Lukashenko, i cili kundërshton masat e rrepta kundër Covid-19, tha në një deklaratë javën e kaluar se “Është më mirë të vdesësh duke qëndruar në këmbë sesa të jetosh në gjunjë. Këtu nuk ka koronavirus”.

Në Ukrainë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i vdekjeve u rrit në 17 me vdekjen e 4 personave të tjerë, dhe numri i rasteve u rrit me 120 dhe arriti në 669. Në deklaratë thuhej se 10 pacientë u shëruan dhe u liruan nga spitali.

Viorika Dumbravyanu, ministrja e Shëndetësisë, Punës dhe Mbrojtjes Sociale e Moldavisë, tha se numri i vdekjeve u rrit me 2 dhe arriti në 4 në vendin e saj. Dumbravyanu raportoi se numri i rasteve të infektimit u rrit në 353.

Ndërsa 3 persona vdiqën nga virusi në Kazakistan, numri i rasteve u rrit me 29 dhe arriti në 369.

Numri i rasteve të infektimit të regjistruara në Kirgizi arriti në 111.

Në Uzbekistan, ku 2 persona vdiqën për shkak të epidemisë, numri i rasteve u rrit me 6 dhe arriti në 173. Numri i njerëzve që rifituan shëndetin e tyre me një rikuperim të mëtejshëm arriti në 8.

Në Turkmeni, ku Kovid-19 nuk është hasur ende, masat janë duke u rritur. Sipas njoftimeve të mediave lokale, transporti ndër-rajonal dhe fluturimet ndërkombëtare janë pezulluar në vend, ndërsa ndeshjet sportive, ekspozitat, ndeshjet dhe koncertet janë anuluar. Periudha e pushimeve për institucionet e arsimit të mesëm u zgjat deri më 6 prill.

Në Armeni, ku vdiqën 3 persona për shkak të Covid-19, 39 pacientë u shëruan dhe u liruan nga spitalet, ndërsa numri i të infektuarve arriti në 571.

Në Gjeorgji, ku ndalohet qarkullimi urban dhe ndërurban i pasagjerëve, numri i rasteve të Covid-19 është rritur me 5 dhe arriti në 115.

Numri i njerëzve që vdiqën në Irak për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) u rrit në 50, ndërsa numri i rasteve arriti në 694.

Bëhet e ditur se numri i rasteve të diagnostikuara me Covid-19 në Gazë u rrit në 12.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) rekomandoi zvogëlimin e numrit të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite për shkak të rrezikut të nga lloji i ri i koronavirusit.

Në deklaratën, në të cilën ICRC shprehë shqetësimin për gjendjen shëndetësore të të burgosurve për shkak të epidemisë së Covid-19, theksohej se përgjegjësia për të siguruar mbështetje mjekësore në kohë për të burgosurit i takon administratës së burgut.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë njoftoi se afro 5,000 palestinezë në burgjet izraelite janë të rrezikuar të infektohen pasi Covid-19 është zbuluar tek 2 roje izraelite.

Ndërkaq në Izrael, numri i njerëzve që vdiqën për shkak të koronavirusit u rrit në 20, dhe numri i rasteve në 5.358.

Edhe në Tunizi, ku janë regjistruar 10 viktima, numri i rasteve të infektimit u rrit në 394. Bëhet e ditur se është vendosur që të zgjatet karantina e përgjithshme deri më 19 prill, e cila u shpall në mbarë vendin dhe do të përfundojë në 4 prill.

Humbja e jetëve në Pakistan u rrit në 26 dhe numri i personave të diagnostikuar me virus u rrit në 2 mijë e 42.

Është regjistruar edhe vdekja e parë për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në Mauritani. Deri më tani janë hasur 6 raste në vend.

Në Senegal, 68-vjeçari Pape Diouf, një nga ish-presidentët e ekipit francez të futbollit Olympic Marseille, ishte personi i parë që vdiq nga koronavirusi. Sipas të dhënave më të fundit në vend, janë regjistruar 190 raste të infektimit, ndërsa 45 pacientë u shëruan.

Në Sudan, 2 njerëz vdiqën nga epidemia e Covid-19, ndërkaq numri i rasteve u rrit në 7.

Mali njoftoi se 2 persona humbën jetën dhe u shënuan 28 raste me Covid-19.

Numri i rasteve të Covid-19 u regjistrua si 98 në Republikën Demokratike të Kongos, e cila ka 8 viktima.

Ndërkaq në Republikën Popullore të Kongos u shënuar edhe vdekjet e para nga Covid-19. Dy njerëz vdiqën në Point-Noire, qyteti i naftës. Në vendin ku janë vërejtur 22 raste, në kuadër të masave të marra është vënë në zbatim një shtetrrethim i pjesshëm 30-ditor në të gjithë vendin.

Në Burundi rezultatet e dy prej testeve të kryera tek 5 persona që shkuan në vend përmes Tanzanisë dhe tregojnë simptomat e Covid-19 ishin pozitive.

Në Kamerun pati 6 humbje jete për shkak të Covid-19, 51 nga 94 pasagjerë të kthyer nga jashtë dhe të karantinuar në hotele ishin pozitivë, dhe numri i përgjithshëm i rasteve në vend u rrit në 233.

Në Malajzi, ku humbja e jetëve arriti në 45, numri i rasteve të infektimit u rrit në 2 mijë e 908. Ndalesa e pjesshme, e cila u njoftua muajin e kaluar, do të zgjasë deri më 14 prill. Në përputhje me rrethanat, dyqanet restorantet dhe kafenetë tani mund të jenë të hapura ndërmjet orës 08.00-20.00.

Në Indonezi, numri i personave që vdiqën për shkak të virusit u rrit në 157 dhe numri i të infektuarve në 677 mijë. Janë 11 mjekë midis atyre që humbën jetën për shkak të virusit.

Në Etiopi, ku 25 persona u diagnostikuan me koronavirus, zgjedhjet e përgjithshme që do të mbaheshin në gusht u shtynë për shkak të epidemisë. Asnjë informacion nuk u dha se kur do të zhvillohen zgjedhjet.

Në një deklaratë të bërë nga qeveria e Bregut të Fildishtë, është thënë se shërbimet e ofruara në zyrat shtetërore në vend janë minimizuar pasi rastet janë rritur ditët e fundit. Ndërsa deri më tani janë identifikuar gjithsej 179 raste të Covid-19 në vend, 6 prej këtyre rasteve janë shëruar.

Në një deklaratë të bërë në llogarinë në Twitter të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Afrikë, 196 persona të infektuar me Covid-19 vdiqën në 49 vende. Numri i rasteve të reja të koronavirusit në kontinent u rrit në 5.786.

Vendet pa viruse në kontinentin e Afrikës u njoftuan si Malavi, Unioni i Komoros, Lesoto, Sao Tome dhe Principe dhe Sudani i Jugut.

Ndërkaq në Itali numri i vdekjeve nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit u rrit me 837 dhe arriti në 12 mijë e 428. Ndërsa numri i rasteve të infektuara u rrit në 77 mijë e 635, njoftohet se edhe 3 mjekë të tjerë, të cilët luftonin në radhët e para me koronavirusin, kanë humbur jetën. Prej fillimit të epidemisë në këtë vend kanë humbur jetën 66 mjekë. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza njoftoi se kanë vendosur të zgjasin masat e rrepta të karantinës të zbatuara në vend që nga 10 marsi deri më 13 prill. Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 13 prill. Silvio Brusaferro, President i Institutit të Lartë Italian të Shëndetit, tha se kurba e rritjes së rasteve në epideminë e Covid-19 po shkon drejt një kursi të sheshtë, dhe kjo po ndodhë për shkak të masave të marra.

Në Spanjë, numri i personave që vdiqën nga epidemia e Covid-19 u rrit me 864 në 24 orët e fundit dhe arriti në 9 mijë 53, ndërsa numri i rasteve tejkaloi 100 mijë.

Në Francë, ku numri i personave që vdiqën për shkak të Covid-19 u rrit me 499 brenda një dite dhe arrit në 3.553, numri i të infektuarve u rrit në 52 mijë e 128.

Në Angli, ku numri i vdekjeve për shkak të Covid-19 u rrit me 563 brenda një dite dhe arriti në 2 mijë e 352, 13-vjeçari Ismail Mohamed Abdulwahab, për të cilin u deklarua se nuk kishte probleme shëndetësore, u bë viktima më e re e koronavirusit. Ndërkohë, Kryeministri Boris Johnson deklaroi në letrën e tij për çdo familje se “gjërat do të përkeqësohen para se të bëhen më të mira” në epidemi. Drejtori i Mjekësisë Kombëtare Profesor Stephen Powis tha se do të ishte një “rezultat i mirë” nëse vdekjet në vend mbeten nën 20 mijë.

Në Greqi, ku vdiqën 43 persona për shkak të Covid-19, rasti i parë u regjistrua midis refugjatëve. Thuhej se testi për Covid-19 i një gruaje refugjate që lindi dy ditë më parë në një spital në Athinë ishte pozitiv. Numri i përgjithshëm i rasteve në vend arriti në 212 mijë.

Në epideminë e Covid-19 në Belgjikë, numri i rasteve u rrit me 1189 dhe arriti në 13 mijë e 964, ndërsa numri i vdekjeve u rrit për 123 dhe arriti në 828.

Në Australi numri i njerëzve që humbën jetën për shkak të Covid-19 u rrit në 20 dhe numri i infektimeve u rrit në 4 mijë e 800.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), numri i njerëzve që vdiqën për shkak të llojit të ri të koronavirusit është rritur me 920 në 24 orët e fundit dhe arritën në 4 mijë e 90. Kështu, SHBA la pas Kinës, e cila ishte pika fillestare e epidemisë dhe njoftoi rreth 3 mijë e 300 vdekje. Numri i personave të infektuar me virus në vend me një rritje prej 25 mijë e 23 raste të infektimit u rrit në 189 mijë e 633. Presidenti Donald Trump në lidhje me epideminë e koronavirusit në vendin e tij, paralajmëroi se

“2 javët e ardhshme do të jenë shumë të vështira”.

Mjekët, të cilët marrin pjesë në Task Forcën e Shtëpisë së Bardhë për luftën kundër Covid-19 raportuan se 100 deri 200 mijë njerëz mund të vdisnin, edhe nëse ndiqein masat paraprake.

Ndërkohë, kapiteni amerikan i avionmbajtëses “USS Theodore Roosevelt”, Brett Crozier, i dërgoi një letër Marinës së ShBA dhe i kërkoi ndihmë për të zbarkuar dhe karantinuar të gjithë personelin në bord.

Kapiteni Crozier, në anijen e të cilit janë infektuar mbi 100 ushtarë me koronavirus bëri të ditur se “Për shkak të kufizimeve unike të anijeve luftarake nuk është e mundur të zbatohen aplikimet për karantinë dhe distancë sociale. Përhapja e sëmundjes në mesin e stafit vazhdon me shpejtësi”.

Bëhet e ditur se disa spitale në ShBA kërcënuan të largojnë punëtorët e kujdesit shëndetësor, të cilët shprehen për kushtet e vështira të punës dhe mungesën e pajisjeve mjekësore për shkak të epidemisë së koronavirusit.

U njoftua se 5.600 oficerë policie nga policia e Nju-Jorkut morën pushime mjekësore dhe se njëri prej tyre ishte pozitiv për testin e koronavirusit.

Në Kanada, numri i personave që vdiqën nga epidemia e koronavirusit është 100 dhe numri i rasteve të infektuara arriti në 8 mijë e 490. Në qytetin Toronto koronavirusi u zbulua tek 6 prej punonjësve të transportit publik, ndërsa 700 punonjës u vetëkarantinuan. Ndërkaq bëhet e ditur se  24 mijë ushtarë u mobilizuan në luftën kundër epidemisë.

Në 24 orët e fundit në Republikën Dominikane, numri i personave që vdiqën për shkak të Covid-19 u rrit me 9 dhe arriti në 51, ndërsa numri i të infektuarve në 109 mijë.

Në Ekuador numri i njerëzve që vdiqën në epidemi u rrit me 13 në 24 orët e fundit dhe arriti në 75. Numri i personave të identifikuar në vend me Covid-19 arriti në 2 mijë e 240.

Numri i njerëzve që vdiqën në Kubë për shkak të epidemisë u rrit në 6 dhe numri i rasteve në 186.

U njoftua se vdekja e parë ndodhi në El-Salvador për shkak të epidemisë së Covid-19. Pacienti raportohej të ishte një grua 60-vjeçare që kthye në vend nga ShBA. Në El-Salvador, Covid-19 është shënuar tek 32 persona deri më tani.

Stadiumi Maracana, në Rio de Janeiro, Brazil, ku vdiqën 202 persona, dhe numri i rasteve arriti në 5.812, do të shndërrohet në një spital me 400 shtretër, ku do të qëndrojnë pacientët e infektuar me Covid-19.

Ekziston gjithashtu një lajm i mirë në epideminë e koronavirusit, e cila është efektive në të gjithë botën dhe humbja e jetës po rritet gradualisht.

Një pacient 101-vjeçar i cili u trajtua për koronavirus në Holandë u shërua dhe u lirua nga spitali.Nga ana tjetër, numri i personave që humbën jetën për shkak të epidemisë u rrit me 134 në 24 orët e fundit dhe arriti në 173 mijë, ndërsa numri i rasteve të infektimit u rrit në 13.614.

Humbja e jetëve dhe numri i rasteve të infektimit në disa vende evropiane janë si më poshtë:

“Polonia 35/2 mijë 347, Shqipëria 15/259, Lituania 8/581, Sllovenia 15/841, Estonia 4/779, Bosnja dhe Hercegovina 13/448, Bullgaria 8/412, Mali i Zi 2/120, Norvegjia 39/4 mijë 651 , Serbia 23/900, Kroacia 15/867, Maqedonia Veriore 9/329, Kosova 1/112, Hungaria 20/525, Finlanda 17 / mijë 418, Rumania 85/2 mijë 245, Danimarka 90/2 mijë 860, Suedia 180 / 4 mijë e 435, Çekia 32/3 mijë 330”.

Ndërkaq Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaron se edhe 15 persona të tjerë janë shëruar nga Covid-19, megjithatë situata vazhdon të jetë alarmante.

Drejtori i Departamentit për informim në ministri të Shëndetësisë së Kosovës, Faik Hoti, gjithashtu njoftoi se edhe në këto 24 orë ka qenë një ditë e mirë. Ai njoftoi se në Kosovë 6 pacientë janë shëruar nga Covid-19 dhe janë liruar nga spitali.

Ndërkaq numri i të infektuarve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut po vazhdon të rritet. Aktualisht nuk ka kufizime në lëvizjen e qytetarëve. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 arrin në 329, ndërsa i të shëruarve në 12.

Share7Tweet

Related Posts

Mustafë Bajrami: Turqia përfiton shuma marramendëse nga lufta në Ukrainë, vitalizohet ‘Korridori i Mesëm’ Kinë-Londër që kalon nëpërmes saj!

March 1, 2022

Eksperti dhe diplomati britanik Timothy Less: Serbia mund t’i përdorë Rusinë, Kinën e Turqinë kundër SHBA-ve!

October 27, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021

Liu Shih-Chung: Të krijohen marrëdhënie të qëndrueshme midis Tajvanit dhe Kosovës tani pas pandemisë!

July 15, 2021

Irani dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi 25-vjeçar!

March 30, 2021

Kryediplomati turk: Shekulli i 21-të do të jetë shekulli i Azisë!

January 18, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.