Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Vazhdon edhe më tej acarimi mes AAK-së e LDK-së, tani Manastiri i Deçanit!

August 19, 2020
3
SHARES
969
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
haradinaj-hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës pas prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje kishte zgjedhur AAK-në e Haradinajt dhe Nismën e Fatmir Limajt për t’i krijuar institucionet e reja.

Megjithatë, partisë që e drejton Isa Mustafa tashmë i kanë dalë probleme edhe me partnerët e rinj të koalicionit.

Përplasja e parë me partinë e Ramush Haradinajt ka nisur rreth takimit të nivelit të lartë në Bruksel, ku kryeministri Hoti përballë Aleksandër Vuçiqit kishte marrë me vete në takim shefen e kabinetit të tij dhe jo Selim Selimin e AAK-së.

Një veprim i tillë i kreut të ekzekutivit kishte irrituar Haradinajn, i cili kishte dhënë sinjale edhe për daljen nga koalicioni, meqë, sipas tij, Hoti do të duhej që të mos e injoronte ministrin e AAK-së.

Haradinaj gjithashtu ka shprehur mospajtueshmërinë e tij me mënyrën se si Hoti ka performuar në takimin e Brukselit, duke thënë se AAK-ja nuk e përkrah një proces në të cilin do të diskutohen tema teknike.

Ndërkohë tashmë një problem tjetër që po e thellon hendekun mes dy partnerëve të koalicionit, është kontesti pronësor me Manastirin e Deçanit.

Kryetari i kësaj Komune nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe pavarësisht vendimit të Avdullah Hotit për pezullim të punimeve, po vazhdon të këmbëngulë që rruga që lidh Deçanin me Plavën do të bëhet pavarësisht gjithçkaje.

Nga zyra e Hotit thonë se Ramosaj nuk po e respekton vendimin e Qeverisë së Kosovës.

“Nëse ai thotë se po vazhdojnë, ai nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë. Qëndrimi i kryeministrit është ai i komunikatës. Asnjë presje nuk i hiqet”, ka thënë Xhavit Beqiri për Express.

Acarimi i raporteve mes AAK-së dhe LDK-së vjen në kohën kur Ramush Haradinaj tashmë edhe e ka bërë publike dëshirën e tij për t’u zgjedhur president i Republikës së Kosovës.

Duke marrë parasysh brishtësinë e koalicionit në numra, Haradinaj duket se tashmë do të përdorë një strategji të krijimit të problemeve për Hotin, meqë deri tani askush nga LDK-ja nuk e ka përkrahur kandidaturën e Haradinajt për president.

Nga LDK-ja madje thonë se nuk është fare koha që të diskutohet për një gjë të tillë, derisa nga AAK-ja thonë se është mirë që menjëherë të nisin diskutimet për zgjedhjen e presidentit të vendit, meqë s’duan zgjedhje të reja për shkak të mosarritjes së zgjedhjes së presidentit.

Pa reaguar lidhur me këto zhvillime s’ka qëndruar as nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili thotë se punë të tilla s’kryhen me populizëm dhe duke frikësuar njerëzit.

Haziri ka kërkuar që të ketë sjellje prej burrështetasi.

 “Javën e kaluar Karaçeva e Epërme, këtë javë rruga Deçan-Plavë, javën tjetër Leposaviqi me 17 katunde… Zhurmë, populizëm e fjalamani. #2Shtator përnime fillon! Mos përçoni frikë, por silluni si burrështetas. #Ristovci, kufiri mes Kosovës e Serbisë, në Juglindje të Kosovës!”, ka shkruar Haziri.

Isa Mustafa me qëllim të uljes së tensioneve ka paralajmëruar një takim me kreun e AAK-së duke thënë se me Haradinajn do të takohen pasi të shërohet nga Covid-19 edhe kryeministri Hoti.

ShareTweet

Related Posts

Ja cili është politikani kosovar me i ndjekur në Facebook, po Kurti, i sati radhitet!

January 13, 2022

Skandal i skandaleve/ Toka e privatizuar për 4 mijë euro, shteti ia vlerëson 4. 8 milion euro. Si arsyetohet Haradinaj për këtë rast!

December 20, 2021

Xhavit Haliti: Ramush Haradinajt me ia falë edhe 500 hektarë, nuk bëhet kurrgjë!

December 14, 2021

Haradinaj përshëndet emërimin e ministrit të ri në Qeverinë Kurti!

November 16, 2021

Paralajmërimi për rikthimin e PAN-it/ Analistët tregojnë rrezikun dhe si të veprohet!

October 25, 2021

Kurti: Fjala e Haradinajt është sulm në moralin e policit të Kosovës!

October 19, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.