Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Vazhdojnë përçarjet brenda LDK-së, tani edhe në këtë qytet!

October 15, 2020
12
SHARES
1.3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Isa Mustafa

Përveç përplasjeve Mustafa-Osmani në qendër, Lidhja Demokratike e Kosovës s’po gjen qetësi as në degët e saj. Pas Mitrovicës, tensione tashmë duket se ka edhe në Ferizaj, meqë një grup asamblistësh kërkojnë një emër të ri për të zëvendësuar kreun aktual të Degës, Muharrem Sfarqën, pasi thonë se ka pakënaqësi me këtë të fundit dhe se duhet një unifikim i Degës.

Një grup prej tetë asamblistësh të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj do të provojnë që në bashkëpunim me organet e partisë të gjejnë një kandidat konsensual i cili do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme lokale atje.

Një gjë të tillë për  Express e ka konfirmuar, Gëzim Kokollari, një prej asamblistëve që po kërkojnë unifikimin e degës së LDK’së në Ferizaj që drejtohet nga Muharrem Sfarqa.

Kokollari ka thënë se ka një pakënaqësi me Sfarqën dhe se shumica e nëndegëve të partisë në Ferizaj duan një person tjetër në krye të LDK’së në vend të Sfarqës.

“Është realisht një pakënaqësi. Zgjedhjet lokale po afrohen. Dhe ne duam ta gjejmë një kryetar që i fiton zgjedhjet në Ferizaj. Do të mundohemi të gjejmë një kryetar të përbashkët që i fiton zgjedhjet. Është kërkesë e shumicës, që të gjendet një person tjetër. Një person konsensual që t’i fitojë zgjedhjet”, ka thënë Kokollari.

Asamblisti i LDK’së ka thënë se kjo iniciativë nuk ka kryefjalë shkarkimin e Sfarqës, por unifikimin e Degës, meqë ai thotë se pas zgjedhjeve të fundit lokale nuk është që ka dalë shumë e bashkuar. Kokollari thotë se këtë po e bëjnë edhe për arsye se besojnë që Komuna e Ferizajt duhet të qeveriset nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në këtë përpjekje Kokollari ka thënë se do të jenë bashkë me Muharrem Sfarqën.

“Iniciativa jonë është për unifikim të Degës, sepse dihet se prej zgjedhjeve të fundit, për Ferziaj po flas, nuk është që ka dalë shumë e bashkuar. Kryefjala e iniciativës nuk është shkarkimi, por ideja është me u unifikua rreth një kryetari konsensual. 8 asamblistë jemi aktiv në këtë iniciativë. Kjo është një kërkesës edhe e anëtarësisë për me u unifiku Dega. Ideja jonë është që të përgatitemi për zgjedhjet e ardhshme komunale. Sepse mendojmë që Ferizaj ka nevojë për një kryetar të LDK’së. Realisht kërkesa është që ta gjejmë një kryetar konsensual bashkë me kryetarin Sfarqa. Sido që të jetë, ne do të ndjekim të gjitha mundësitë të bëjmë unfikimin e Degës. Ne e kemi marrë këtë drejtë si votues të popullit”, ka shtuar tutje Kokollari.

I pyetur nëse kjo iniciativë për të gjetur një zëvendësim për Sfarqën, ka të bëjë me përplasjen e fundit në qendër mes Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit, Kokollari ka thënë se s’pranon të lëshohet në paragjykime, derisa thotë se janë një grup i organizuar mirë dhe se dëshirojnë që këtë ndryshim ta bëjnë të gjithë bashkë.

“Ne nuk jemi të interesuar të paragjykojmë se si do të rrjedh procedura. Krejt çka mundem të konfirmoj , është që jemi një grup i organizuar mirë, dhe që kemi marrë një mbështetje nga strukturat e gjëra të partisë në Ferizaj. Shumica prej tyre janë për këtë iniciativë, që të bëjmë një ndryshim gjithë bashkë. Dhe shumica prej tyre kërkojnë, që të gjendet një gjuhë e përbashkët. Do të provojmë të bisedojmë edhe me qendër. Por sot për sot s’mund të them më shumë”, ka përfunduar Kokollari.

Megjithatë vetë kreu i Degës së LDK’së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa thotë se s’ka njohuri për një zhvillim të tillë.

“Skam kurrfarë informacioni”, ka thënë shkurtimisht Sfarqa.

Ky problem në Degën e Ferizajt vjen pas përplasjes së para pak ditëve që ka ndodhur në Degën e Mitrovicës. Dy kryetar të nëndegëve kishin shpërthyer me akuza ndaj Safet Kamberit. Këta kryetarë të nëndegëve të LDK’së në akuza e sipër, kishin thënë se mes Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit do të zgjedhin këtë të fundit.

Ndërkohë vetë kreu i Degës së LDK’së atje, Safet Kamberi ka treguar se kanë shkarkuar nga pozitat në nëndegë, Tafil Pecin dhe Bekim Mujën, meqë për të dy thotë se në zgjedhjet e fundit kishin punuar prapa shpinës së partisë për Agim Bahtirin dhe se tashmë mbajnë pozita të drejtorëve në Komunën Jugore të Mitrovicës.

“Është histori e gjatë. Qysh prej zgjedhjeve të fundit në 2017, kur ata dhe disa të tjerë e kanë thyer vendimin e LDK’së dhe kanë bërë koalicion me Agim Bahtirin dhe pas kësaj ata kanë marrë pozita në Komunë, janë drejtor të Agimit të VV’së. Dhe ka qenë kërkesë e Degës qendrore që me marrë masa në raport me njerëzit që si respektojnë vendimet e partisë. Ata kanë vazhduar deri tash të dëmtojnë imazhin e partisë. Dhe ne mbrëmë në takimin e Degës, kemi vendosur t’i shkarkojmë”, kishte dekalaruar më 10 tetor Safet Kamberi.

ShareTweet

Related Posts

Mediat botërore: Presidentja e Kosovës më e reja dhe më e shkolluara nga ato evropiane!

September 12, 2022

Presidentja s’e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit!

April 14, 2022

Lista Serbe, PDK-ja dhe LDK-ja s’e votojnë marrëveshjen midis Kosovës dhe SHBA-ve!

December 30, 2021

Isa Mustafa s’mund ta harrojë dot humbjen e 14 shkurtit: Sivjet në dimër do nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve!

December 23, 2021

Ofenduese/ Isa Mustafa e sulmon Presidenten Osmani në baza personale!

December 20, 2021

Presidentja Osmani e gradon Bashkim Jasharin me gradën më të lartë në vend, bëhet gjenerallejtënant!

December 13, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.