
Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ ka thënë se deri tani janë numëruar 55 kuti të votimeve, raporton IndeksOnline.
Elezi në një konferencë për media ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit do të përfundoj brenda 4-5 ditëve.
“KQZ ka vendosur të shkojë me rinumërimin e 314 kutive të votimit, proces që ka filluar gjatë ditës së djeshme dhe besoj që për 4-5 ditët e ardhshme do të arrijmë të kryejmë rinumërimin”.
“55 vendvotime janë numëruar deri në mesditë, ndërsa formularët e 32 prej tyre janë publikuar”, ka thënë Elezi.
“Me qëllim të transparencës KQZ-ja po i publikon të dy formularët, ndërsa palët e bëjnë krahsimin e votave”, shtoi ai.
Ndërsa për procesin e verifikimt të aplikacioneve nga diaspora, Elezi tha se është duke vijuar normalisht.
“Po besojmë që gjatë jvës së ardhshme do të fillojmë procesin e numërimit të votave me kusht, të diasporës dhe atyre të personave me nevoja të veqanta”./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post