
Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 12 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 34 mijë e 926 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 338, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 193 mijë e 978.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 229 raste të reja pozitive për një total prej 242 mijë e 363.
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 5 viktima nga koronavirusi dhe 119 raste të reja të pozitivitetit Covid.
Gjithashtu nga rajoni u raportuan edhe 217 pacientë të shëruar.