Ushtarët francezë, të cilët vazhdojnë të jenë të pranishëm në zonat e okupuara nga organizata terroriste YPG/PKK nën kujdesin e SHBA-së, kanë zhvilluar një trajnim për gjuajtje me artileri për organizatën terroriste, raporton AA.
Sipas informacioneve të siguruara nga burimet lokale, ushtarët francezë, të cilët janë të pranishëm në zonat e pushtuara nga YPG/PKK, mbrëmë u kanë dhënë trajnim artilerik terroristëve të YPG/PKK-së në fushën e naftës “Omar” në provincën Dejrizor.
Zhurmat e shkaktuara nga shpërthimet si pasojë e gjuajtjeve me armë artilerike që kanë zgjatur rreth pesë orë, kanë shkaktuar frikë te popullata e rajonit.
Sipas të dhënave që AA ka siguruar nga burimet lokale, Franca aktualisht është e pranishme me rreth 200 ushtarë në Siri, në katër pika ushtarake në rajonet Dejrizor, haseke dhe Rakka.
Të gjitha pikat ushtarake në të cilat janë të pozicionuar, francezët i përdorin së bashku me ushtarët amerikanë.
Ushtarër francezë në Siri përbëhen nga dy njësi, gjegjësisht “forcat speciale” dhe “ushtarët brenda forcave të koalicionit ndërkombëtar”.
Discussion about this post