
Përveç vaksinës së COVID-19, diçka tjetër që do t’ju bëjë të mendoni se 2021 është vit i mbarë – lista e ushqimeve që do t’i lexoni më poshtë.
Nutricionistët kanë dalë në konkluzionin se ka një listë me super ushqime që do të jenë kryefjala e 12 muajve të ardhshëm. Super ushqimet në gjuhën e tyre janë ushqime të shëndetshme, të pasura me antioksidantë, fibra dhe me shumë përfitime për shëndetin tonë.
Lajmi tjetër i mirë? Nuk ka asgjë nga lista më poshtë që nuk e hani.
Ushqimet e fermentuara
Turshitë, kos, jogurt dhe çdo gjë tjetër brenda një kavanozi. Janë të pasura me probiotikë dhe e ndihmojnë shumë sistemin e tretjes.

Boronicat
Nëse deri dje boronicat nuk gjendeshin brenda frigoriferit tuaj, kjo do të ndryshojë pas janarit. Janë të pasura me antioksidantë dhe fibra, prandaj mos i harroni!

Farat
Lloje të ndryshme farash s’duhet të mungojnë në raftet u ushqimeve sepse siç mund ta keni vënë re, fama e tyre do të jetë edhe më e madhe këtë vit. Janë një super mënyrë për t’i shtuar proteina dhe fibra vaktit tuaj.

Frutat ekzotike
Të pasura me potasium, antioksidantë dhe fibra. Miksojini dhe pini një lëng frutash për të pasur energji gjithë ditën!

Avokadot
Ka disa vite që avokadoja është në krye të listës së ushqimeve të famshme, por jo pa arsye./Gazeta Mejdani/