Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’Addario, ambasadori italian në Kosovë Cristoforo Sardi dhe autoritetet lokale, dje kanë marrë pjesë në ceremoninë për transferimin e pronësisë së urës “Bailey” nga kontigjenti italian tek komuna e Deçanit.
Sipas një komunikate të KFOR-it, dorëzimi i urës që ndodhet pranë manastirit të krishterë ortodokës të Deçanit, u vulos me nënshkrimin e transferimit të pronësisë dhe prerjes së shiritit nga komandanti i komandës rajonale perëndim, koloneli Daniele Pisani dhe qytetarit të parë të Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“Ura, 24 metra e gjatë dhe 4 metra e gjerë, me një kapacitet ngarkese 15 ton, nuk ka pasur synim vetëm për drejtimin e aktiviteteve ushtarake. Në fakt, ajo ka qenë gjithnjë në dispozion të popullatës vendase, të cilët e kanë quajtur atë “ura e italianëve.” Dhurimi/ Dorëzimi është pjesë e aktiviteteve të bashkëpunimit civil dhe ushtarak të kryera nga kontigjenti italian, i cili që nga viti 1999 ka operuar në këto vende nën patronatin e NATO/KFOR-it, përmes rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB, duke kontribuuar në ofrimin e një mjedisi qetë dhe të sigurt”, thuhet në komunikatë./KosovaPress/
Discussion about this post