Figurat politike të Kosovës po lavëdrohen me fjalët më të mira nëpër botë. Si në Evropë, në Amerikë e në Azi po shkruhet për politikanët tanë. Së fundmi edhe një universitet në Amerikë shkroi për Vjosa Osmanin. Një universitet me nam në botë.
Dihet mirëfilli, Vjosa Osmani u zgjodh Kyetare e Kuvendit më 3 shkurt. Osmani këtë post arriti ta marr me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Universiteti i Pittsburgh-ut, pjesë e stafit ku ishte edhe Vjosa Osmani, ka bërë një shkrim në faqen zyrtare, me ç’rast ka përgëzuar nënkryetaren e LDK-së që është zgjedhur në pozitën e të parës së Kuvendit.
Sipas këtij univeristeti, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka aftësi të forta drejtuese dhe sukses në promovimin e një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“Vjosa Osmani u zgjodh së fundmi Kryetare e Parlamentit të Kosovës. Ajo është gruaja e parë që mban këtë pozicion dhe deputetja më e re në parlament që drejton atë institucion. Vjosa vazhdon të demonstrojë aftësi të forta drejtuese dhe sukses në promovimin e një të ardhme më të mirë për Kosovën”, thuhen në postimin e Universitetit të Pittsburgh-u, shkolla e drejtësisë.
Kujtojmë se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kishte qenë në të kaluarën pjesë e stafit të këtij universiteti, si profesoreshë e lëndës “State-building and the Law”.