Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Unë jam Julian Assange!

February 8, 2020
9
SHARES
914
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Marcel Fürstenau

Pa Julian Assangen, zbardhja e luftës së pafundme në Afganistan do të ishte me shumë aspekte të pandriçuara, para së gjithash ajo do të ishte më e justifikuar dhe në mënyrë të patolerueshme më e minimizuar.

Shkruan: Marcel Frstenau

Që nga viti 2010, bota di më shumë për mjerimin, veprimet johumane dhe hipokrizinë e kësaj fushate të drejtuar nga ShBA-ja. Asokohe u publikuan prej platformës investigative Wikileaks mijëra dokumente sekrete të ushtrisë dhe shërbimeve sekrete. Themeluesi i këtij mediumi investigues në internet, është Julian Assange.

Prej idesë së tij kanë përfituar qysh atëherë gazetarë në mbarë botën. Më shpejt dhe më mirë se kurdoherë më parë, ata mundën të futen në rrjet për të zbuluar veprimet jo transparente, antiligjore dhe madje edhe kriminale të elitave politike dhe ekonomike. Që të pushtetshmit në qeveri e në qendrat e koncerneve ia kanë frikën kësaj, është e qartë. E, ata duhet të kenë edhe të drejtën të mbrohen, por ju lutem me mjete dhe metoda korrekte. Ndërkohë që tashmë për të tilla kocnepte as që bëhet fjalë në luftën kundër Julian Assange.

Qysh në kohën e presidentit të ShBA-së, Barack Obama, 48-vjeçari llogariste me më të keqen, sepse edhe në sytë e nobelistit të Paqes ai konsiderohej is tradhtar i atdheut dhe jo si luftëtar i lirisë së shtypit. Për fat, në kohën e Obamas skrupulli në Uashington ishte më i madh sesa sot. Heqja dorë nga një akuzë kundër Assanges u argumentua, se në një rast të tillë do të duhej të paditeshin edhe mediet si “The Guardian” apo “New York Times”. Sepse ato vazhdimisht publikonin dokumente sekrete.

Nën pasuesin republikan të Obamas, Donald Trump, është ndryshuar tërësisht qëndrimi në disavanatazh të Assanges. Në prill 2019, ai u akuzua zyrtarisht; në qershor presidenti i ShBA-së i kërkoi Britanisë së Madhe ekstradimin e tij. Për këtë duhet të vendoset më 24 shkurt në gjykatë. Problemi është se Assange, qysh prej arrestimit, ndodhet në burg të izoluar dhe sipas bindjes së OKB-së, të gjitha simptomat janë “tipike të viktimave që ndodhen gjatë nën torturë psikike”. Këtë e thotë madje vet raportuesi i posaçëm i OKB-së për çështjen e torturave, Nils Melzer. Assange, aktualisht, nga gjendja shëndetësore nuk ka kondicion të përgatitet si duhet për procesin. Melzer nuk e ka shpikur këtë provë, sepse zvicerani e ka vizituar Assangen në burg që nga maji 2019 me një ekip mjekësh. Ai atëherë kërkoi të vetmen gjë të drejtë: Assange të lirohet për arsye mjekësore dhe të shtetit ligjor. Qysh atëherë kanë kaluar tetë muaj, pa ndryshuar asnjë fije në situatën e tij të trajtimit jo njerëzor.

Kjo indinjon tani edhe ish-ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel. Socialdemokrati në një konferencë shtypi në Berlin, i drejtoi një apel të fortë Britanisë së Madhe për lirimin e Assanges nga arresti për në izolim. Nisma u ndërmor prej gazetarit të njohur investigativ gjerman, Gunter Wallraff. Falë atij si dhe 130 nënshkruesve të apelit, që ndër të tjera u botua si njoftim me pagesë edhe në gazetën prestigjoze gjermane “Frankfurter Allgemeinen Zeitung”.

Gabriel, sipas të dhënave të veta, e pati të vështirë fillimisht të nënshkruante apelin. Ai ndryshoi mendimin pasi bisedoi gjatë me raportuesin e posaçëm të OKB-së, Melzer. Tani madje Gabrieli bën fjalë se me sa duket ka “arsye politike” në çështjen Assange. Madje, dikush shkon edhe më tej: ish-ministri i Brendshëm Gerhart Baum. Liria e shtypit po “kriminalizohet”, thotë liberali me përvojë të gjatë, i cili e ka përjetuar si fëmijë dhe i ri diktaturën në kohën e nacionalsocializmit.

Faleminderit për këto fjalë të qarta! Edhe për shumë të tjerë që i janë bashkuar apelit dhe me shpresë edhe do të vazhdojnë t’i bashkohen atij. Si shtetas dhe gazetar unë jam pa asnjë mëdyshje i bindur, që tashmë është duhet të bëhet e qartë: “Unë jam Julian Assange!” /DW/

Share6Tweet

Related Posts

OKB: Në Sudanin e Jugut 8.3 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare!

January 27, 2021

OKB: Çdo i pesti person në Jemen vuan nga çrregullime mendore!

October 12, 2020

Yusuf Islam: Pozita e OKB-së ka rënë shumë poshtë pas gjenocidit në Bosnjë!

July 14, 2020

OKB: Eksodi nga Siria veriperëndimore tejkalon shifrën 800 mijë vetë,një nga zhvendosjet më të këqija në botë të shkaktuara nga njeriu ndër vite!

February 15, 2020

Presidenti Erdogan në samitin e Kuala Lumpurit: Fati i 1.7 miliard njerëzve të lënë në duart e 5 vendeve, ka skaduar!

December 19, 2019

SHBA dhe Rusia nuk pranojnë të dënohet Turqia në KS të OKB-së, dritë jeshile që operacionet ushtarake të vazhdojnë!

October 12, 2019
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.