
Duke publikuar fotografi e video në rrjete sociale, grupet ultrase të tifozëve të Brnos dhe Plzenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj tifozëve të Kosovës.
Uebfaqja “hooligans.cz” ka shkruar se ultrasët e Brnos dhe Plzenit kanë sulmuar tifozët e Kosovës dhe menjëherë ka ndërhyrë policia çeke.
Kjo faqe, në Facebook ka postuar fotografi të disa tifozëve të maskuar që bartnin flamujt serbë e çekë dhe me shkrimin “S’ka dorëzim” mbi hartën e Kosovës.
Discussion about this post