Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Ukraina dhe Tajvani: Në kërkim të mësimeve!

April 27, 2022
6
SHARES
1.7k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndonëse pesë mijë milje larg nga Ukraina, pushtimi i shkaktuar nga Rusia po bën që dilemat afatgjate të jenë sot në fokus të ngushtë dhe urgjent. Prej vitesh janë shtuar shqetësimet për të ardhmen e Tajvanit; në janar, ambasadori i Pekinit në ShBA ka thënë se kjo çështje mund ta sjellë Kinën dhe Amerikën në konflikt ushtarak.

Editorial i redaksisë së ditores The Guardian

Demokracinë e vetëqeverisur Partia Komuniste e Kinës e ka konsideruar si provincë renegate, qëkur forcat e mposhtura të Chiang Kai-shekut u larguan atje në fund të luftës civile të vitit 1949; nga frika e reagimit, Tajvani nuk e ka shpallur kurrë pavarësinë, por thotë se tashmë është shtet sovran. Po del se udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, bashkimin e sheh si pjesë të një misioni personal të përtëritjes kombëtare.

Imazhi i një demokracie të vogël që lufton kundër një fuqie të madhe ushtarake (ose, nga perspektiva kino-ruse, e Perëndimit që i shfrytëzon të tjerët për t’i minuar interesat e tyre legjitime) po i shtynë të gjithë të mendojnë më kthjellët. Në një fjalim të rëndësishëm të tetorit të kaluar, Xi u zotua se do ta realizojë bashkimin përmes mjeteve paqësore. Megjithëse Kina është partneri më i madh ekonomik i Tajvanit, 24 milionë banorët e ishullit nuk e kanë dashur kurrë marrëveshjen “një vend, dy sisteme”, ndërsa ngjarjet në Hong Kong kanë treguar se kjo nuk është gjëja e duhur. Krijimi i avantazhit të qartë ushtarak – që do ta detyrojë Taipein dhe Uashingtonit që përfundimisht të përkulen para të pashmangshmes, pa përplasje – më së miri do t’i shërbente Pekinit.

Zgjerimi masiv i fuqisë ushtarake të Kinës, retorika gjithnjë e më e fortë dhe numri rekord i fluturimeve të aeroplanëve luftarakë pranë ishullit, po të stresojnë gjithnjë e më shumë. Pekini gjithashtu i ka tërhequr tetë nga 22 vendet që e kanë e kanë njohur Tajvanin në mënyrë diplomatike, qëkur Partia Demokratike Progresive e Tsai Ing-wenit për herë të parë më 2016 e fitoi Presidencën e vendit. Megjithatë, Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike thotë se vitin e kaluar ishte niveli më i lartë i mbështetjes për Tajvanin – që nga viti 1971 kur e humbi vendin e vet në OKB. Para se të dilte pozitive me koronavirus, u tha se gjatë këtij muaji Nancy Pelosi do ta vizitojë vendin. Në rrezik nuk është vetëm e ardhmja e një demokracie, por edhe rënia globale e ekonomisë (për shkak të gjysmëpërçuesve, bota është shumë e varur nga Tajvani), rrezikimi i mundshëm i Japonisë (gjatë pesë vjetëve të ardhshme, Tokio synon t’i dyfishojë shpenzimet e saj për mbrojtjen), e ardhmja e kontrollit mbi linjat e transportit detar dhe përfundimisht statusi i fuqisë së Amerikës në Paqësor.

Forcat e armatosura të Tajvanit nuk mund të krahasohen me ato të Xisë. Është më i vështirë pushtimi i ishullit, por është më i lehtë izolimi i tij sesa i Ukrainës. Ndaj, duken të qarta mësimet nga kjo e fundit: shtojini përgatitjet dhe nxitini stërvitjet dhe armatosjen nga vendet tjera, me shpresën për ta shmangur pushtimin për aq kohë sa të jetë e mundur. Akti i Marrëdhënieve me Tajvanin i vitit 1979 thotë se Uashingtoni do t’i sigurojë armët e nevojshme për vetëmbrojtje. Pavarësisht nga rritja e dyshimeve nëse mund të llogaritet ndihma amerikane, kalimi nga “paqartësia strategjike” në qartësi – siç thonë disa – në lidhje me mbrojtjen që do t’i shkonte Tajvanit, do të shkaktonte reagim të madh nga Pekini dhe mund të mos i shtojë gjasat për vetëpërmbajtje. Por, Uashingtoni dhe të tjerët duhet që në mënyra tjera ta shtojnë mbështetjen për Tajvanin, duke i vlerësuar me kujdes opsionet më të mira.

Disa në Pekin kanë parashikuar se vendi lehtë mund të tërhiqet dhe të bindet, përmes një reagimi të kufizuar ndërkombëtar – supozime të shkaktuara nga rasti i Ukrainës. Por, reagimi perëndimor kundër Moskës mund t’i trimërojë ata që besojnë se pritja veçse do ta lejojë Tajvanin ta përmirësojë gatishmërinë për reagim dhe për t’i shtuar mbështetjet. Ata gjithashtu do të vënë në dukje se kërkesa për luftën është e fortë në Rusi dhe se Kina është shumë më e fuqishme për t’i bërë ballë presionit ekonomik. Mund të shtohet rreziku i ecjes nga gjumi drejt konfliktit – dhe Ukraina ka dëshmuar koston e tmerrshme të kësaj./Telegrafi/

ShareTweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.