Skuadra e Ferizajt do të starton këtë fundjavë me ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2020.
‘Ujqit’ do të luajnë si vendas ndaj kampionit aktual të Kosovës, Feronikelit, shkruan Gazeta Olle.
Për këtë takim, Ferizaj pritet të ketë edhe ndihmën e tifozërisë së tyre ‘Ujqit’.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Ferizajt në Facebook të cilët shkruajnë:
Ujqit pranë klubit tonë.
Të shtunën fillon sezoni pranëveror në Superligën e Kosovës në futboll, ku skuadra jonë zhvillon ndeshjen si vendasj ndaj Feronikelit.
Tifogrupi ynë Ujqit pritët të jetë prezent në stadion për t’i dhënë mbështetje klubit tonë. Ujqit gjithmonë kanë qenë pranë FC Ferizaj, si në ditë të vështira por edhe në dite te mira.
Mbledhja e tifozëve tanë bëhet prej orës 12;00 para stadionit të qytetit, ndersa ndeshja fillon në ora 13;00.
Eja edhe ti, sepse vetëm të bashkuar mund t’i arrijmë synimet tona./Gazeta Mejdani/