Në ndeshjen e “Play-Off” të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, do të përdoret sistemi VAR.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që në ndeshjet e “Play-Off” të Ligës së Kombeve që zhvillohen në muajin mars, të përdoret VAR-i.
Sistemi VAR do të përdoret në Evropë, do të përdoret edhe në kualifikimet për Kupën e Botës së vitit 2022, gjë e cila do të aprovohet nga FIFA.
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje shumë të rëndësishme në “Play-Off”-in e Ligës së Kombeve, ku më 26 mars do jetë mysafire e Maqedonisë së Veriut.
Me një fitore ndaj Maqedonisë së Veriut, Kosova rrit gjasat për kualifikim në EURO 2020, ku në finale do të luajë me fituesin e sfidës Gjeorgji-Bjellorusi.
Në të gjitha këto ndeshje, do të zbatohet sistemi VAR./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post