
Kryetari i LDK, Isa Mustafa, ka thënë se Avdullah Hoti, është duke bërë një sakrificë për qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Është një priviligj për zoti Hotin të jetë kryeministër, jam shumë i bindur që është një sakrific që e ka bërë në këtë moment për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.
Mustafa tha se do t’i përmbahen parimeve që i kanë deklaruar dhe se në qeveri do të ketë figura të pastërta që nuk kanë pasur problem me ligjin, as në të kaluarën e as në të ardhmen.