
Presidenti Recep Tayyip Erdogan në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë e kremtimit të 70-vjetorit të themelimit të Fakultetit Teologjik të Universitetit të Ankarasë që u organizua në Qendrën Popullore të Kulturës dhe Kongreseve në Bestepe në Ankara rikujtoi se Bagdadi e hodhi vetën në erë në tunel gjatë operacionit për kapjen e tij të kryer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tha se “Ne kapëm edhe bashkëshorten e tij, por nuk bëmë bujë, këtë e publikoj për herë të parë. Në mënyrë të njëjtë në Siri kapëm edhe motrën e tij së bashku me bashkëshortin e saj. Ne i vazhdojmë punimet tona në mënyrë më të fuqishme në këtë drejtim”.
Erdogani theksoi se terrorist është personi që derdh gjakun e të pafajshmit për kauzën e tij heretike dhe se nga myslimani nuk mund të dalë një terrorist.
“Perëndimi, i cili pa turp dhe pa u mërzitur përdor shprehjen ‘terrori islam’ fillimisht duhet të shikojë në pasqyrë. Në qoftë se kërkoni terroristë ata ndodhen tek ju. Tek të gjithë ata që kryejnë akte të terrorit duke përdorur emrin e islamit do t’i gjeni armiqtë e islamit. Nëse doni të kuptoni se çfarë është në të vërtetë organizata terroriste FETO, shikojeni se ku ndodhet lideri i saj dhe nën kujdesin e kujt po jeton”, bëri të ditur Erdogan./TRT/
Discussion about this post