Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Trumpi, dhe Marrëveshja e tij për Ballkanin!

February 3, 2020
9
SHARES
1.1k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Norbert Mappes Niediek

Po vijnë rusët! Kjo dëgjohej më shpesh, kur Bashkimi Evropian në vjeshtën e kaluar me “Jo”-në e tij për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut lejoi t’i ikte nga dora leva më e rëndësishme në rajon – perspektiva e anëtarësimit.

Shkruan: Norbert Mappes-Niediek

Kush do të shtyhej të futej në boshllëkun që po linin evropianët? Disa tregonin me gisht edhe nga Kina. A nuk tregojnë kinezët prej vitesh interes edhe për Ballkanin me tentativën e tyre për të zënë vend në Evropë, ekonomikisht dhe politikisht? Po ashtu, si sekret konsiderohej edhe Turqia, një fuqi rajonale. Por, realisht vendin e evropianëve po e zë një fuqi, me të cilën evropianët nuk kishin llogaritur: SHBA.

Dy të ngarkuar të posaçëm emëroi Uashingtoni në muajt e fundit për një rajon, për të cilin mendohej se prej kohësh e kishte humbur interesin. Që atëherë rajoni i lodhur ballkanik është kthyer edhe në një fushë loje të politikës së jashtme trumpiane. “Deal” – marrëveshje kërkon të lidhë presidenti amerikan, kjo është doktrina e tij: Në çdo konflikt në botë, grindavecët, shpesh “burrat e fortë”, duhet të bien në ujdi sipas përfytyrimit të tij. Dhe, nuk kanë nevojë të vrasin mendjen për rregulla ndërkombëtare, ujdi të mëparshme, të drejtën ndërkombëtare, interesat e të tretëve. Me këtë strategji, Trumpi nuk ka pasur sukses në ndonjë cep të botës. Por, Ballkani, kështu ndoshta mendojnë në Shtëpinë e Bardhë, mund të jetë një shesh i mirëpritur për të ushtruar. Aktorët aty janë të dobët, dhe kanë një respekt të paimagjinueshëm për Amerikën.

Ende pa u emëruar mirë, i ngarkuari i Trumpit, ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, filloi me diplomacinë e fortë: Në Kosovë duhet një “burrë i fortë” sipas modelit të Trumpit, i bie të jetë Hashim Thaçi që të marrë sërish stafetën në dorë. Që partia e tij në zgjedhjet e fundit në tetor dështoi dhe Thaçi vetë është një figurë jo e dashur në Kosovë, nuk prish asnjë punë për Shtëpinë e Bardhë. Nëse SHBA kanë fituar plotësisht në Kosovë, këtë do ta tregojë e hëna kur fituesi i zgjedhjeve parlamentare para katër muajsh të dalë në Parlament. Amerikanët nuk e duan atë dhe, në vend të kësaj punojnë për një koalicion disapalësh, të pasigurt, kundrejt të cilit Thaçi nuk e ka të vështirë. Që janë ambasadorët e huaj ata që vendosin kush vjen e kush nuk vjen në qeveri, me këtë janë mësuar kosovarët. Nga 45 për qind që shkojnë në zgjedhje, gati një e treta e bën për të ruajtur punën: humb partia në sajë të cilës e ke postin, të ikën puna.

Kosova dhe Serbia duhet të këmbejnë territore, ato të populluara me shqiptarë në Serbi kundrejt atyre me serbë në Kosovë. Ky është “deal”-i që Thaçi dhe presidenti serb, Vuçiq, do të arrinin me dëshirë me njëri-tjetrin. Vetëm në shikim të parë, këmbimi i territoreve do të ishte një zgjidhje për çështjen ende të hapur të Kosovës. Të gjitha përvojat me krijimin e gjoja “zgjidhjeve të pastra” në Ballkan, janë për t’i pasur frikë: Kur popullata e një vendi është mjaftueshëm “e pastër”, liderët autoritarë nga të dyja krahët e pakicave nuk kanë nevojë të kujdesen më për ta e sidomos për fuqitë që i mbrojnë ato. Ata mund të ndjehen zotërinj në shtëpitë e tyte dhe mund të bëjnë e të lënë çfarë të duan.

Në Kosovë nuk ka simpati për “deal” dhe as për politikanë autoritarë e diktimin nga të huaj. Por, nëse kjo antipati mjafton për t’i rezistuar joshjeve dhe kërcënimeve nga Uashingtoni, për këtë mund të dyshohet. Edhe nëse Albin Kurti, i njohur si rebel, bëhet kryetar i Qeverisë kundër vullnetit të SHBA-së, presioni nga SHBA-ja do të mbetet. Evropianët që dominojnë ekonomikisht nuk ndihmojnë dot. Ishin madje politikanë nga parti të ndryshme, që papritur menduan se do shkruanin histori, dhe e sollën në skenën ndërkombëtare një këmbim fatal territoresh mes Thaçit dhe Vuçiqit: Një president liberal nga Franca, një i gjelbër nga Austria, një kryetar komisioni konservator nga Luksemburgu dhe një e ngarkuar socialdemokrate nga Italia – për tmerr të gjermanëve dhe britanikëve dhe diplomatëve të tyre dhe të gjithë atyre që e njohin rajonin.

Evropa ka dështuar sërish në Ballkan dhe sërish janë amerikanët ata që hyjnë në këtë vakum – si atëherë në luftën e Bosnjës dhe dy herë në Kosovë. Lajmi i mirë ky nuk është, nëse sheh rezultatet: Bosnja është deri më sot e ndarë, Serbia është një kandidate e lëkundur që luan me Evropën, Putinin dhe të tjerët që duan të kenë influencë në Ballkan. Kosova është një protektorat fuqish që nuk e durojnë njëra-tjetrën. Interesi që e drejton SHBA-ja të le të mendosh më keq: Presidenti amerikan kërkon në vitin zgjedhor një triumf në politikën e jashtme dhe e përdor këtë rast të dobësojë edhe më shumë BE-në, për të cilën ai nuk ka ndonjë respekt. Që nga “Jo”-ja për hapin tjetër të zgjerimit, evropianët qëndrojnë të pafuqishëm në anë të fushës së ndeshjes. Nëse grinden apo jo aty ku janë, kjo nuk luan më rol për Ballkanin. /DW/

Share6Tweet

Related Posts

Ish-komandanti amerikan për vizitën e Grenellit në Kosovë: Shumë keq, kjo është ilegale!

November 12, 2021

Vazhdon rrëmuja e madhe në Amerikë – Përkrahësit e Trumpit bastisin Kongresin, plagosen shumë policë!

January 7, 2021

Gazeta gjermane: Donald Trump ndërhyri në politikën e brendshme kosovare!

January 3, 2021

Jep dorëheqje Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr!

December 15, 2020

Ana Bërnabiq: Serbia veç ka filluar zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit!

November 27, 2020

‘Trump’-ët e vegjël të Evropës, në telashe nga humbja Donaldit në SHBA!

November 24, 2020
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.