
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se ka marrëdhënie të mira me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan.
Donald Trump bëri deklarata për gazetarët në oborrin e Shtëpisë së Bardhë përpara se të nisej për një vizitë në Misisipi.
Pyetjes nëse Presidenti Erdogan do të zhvillojë apo jo vizitën në Shtepinë e Bardhë, që planifikohet të realizohet në 13 nëntor, Trump iu përgjigj duke thënë: “Me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan kemi marrëdhënie të mira. Marrëveshja e armëpushimit (ndërmjet Amerikës dhe Turqisë në verilindje të Sirisë) u zbatua shumë mirë”.
Discussion about this post