
Donald Trump sot ka dhënënjë deklaratë për gazetarët në oborrin e Shtëpisë së Bardhë përpara se të nisej për një vizitë në Misisipi. Ndër të tjera ai ka folur edhe për interesimin e tij dhe të SHBA-ve për Lindjen e Mesme.
Në lidhje me Sirinë ai ka thënë se palët tjera le të mirren me atë problem. Amerika do të tërhiqet nga ajo zonë problematike.
Ai gjithashtu tha se dëshiron që ushtarët amerikanë në Siri të kthehen në shtëpi dhe shtoi: “Kufijtë (Turqi-Siri) le ti kontrollojnë të tjerët. Ne kemi siguruar kontrollin e naftës. Unë e dua naftën. Ne punojmë me (organizatën separatiste terroriste) YPG/PKK-në. Ne punojmë me Turqinë. Ne punojmë me shumë vende”.
Hetimin e hapur ndaj tij për çështjen e azilit ai e cilësoi “të rremë” dhe shtoi se “nuk mund të shkarkoni një president që nuk ka bërë asgjë të gabuar”.
Discussion about this post