
Kanë ardhur lajme të mira në lidhje me Turqinë, Sirinë dhe Lindjen e Mesme, ka shkruar Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump në një postim që ka bërë në «Twitter».
Këtë deklaratë Trump e bëri pas përfundimit të afatit 120-orësh (të martën, ora 22.00 me orën e Turqisë) mbi marrëveshjen e arritur më 17 tetor mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Sirinë verilindore.
“Duket se po vijnë lajme të mira për Turqinë, Sirinë dhe Lindjen e Mesme. Do të vijnë edhe informacione tjera”, ka shkruar Trump.
Discussion about this post