
Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhuruar çelësin e Shtëpisë së Bardhë delegacionit kosovar.
Përmes një fotografie të postuar në Facebook, Shefja e Kabinetit të kryeministrit Avdullah Hoti, Ardita Dushi ka njoftuar për dhuratën e Trumpit, raporton Gazeta Express.
“Çelësi i Shtëpisë së Bardhë. Dhurata e Presidentit Trump”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Kosova dhe Serbia dje nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë në prezencë të Presidentit Donald Trump.