
Shitja e biletave të Kosovës në mënyrë ilegale ka depërtuar edhe në Angli, për ndeshjen ndaj tyre më 17 nëntor në ‘Fadil Vokrri’.
Më herët u raportua se shitja e biletave në tregun e zi ka filluar, pasi në uebfaqe shqiptare po qarkullojnë fotot e tyre.
Por kjo kësaj radhe nuk u kufizua vetëm në shtetin dardan, pasi tani kanë filluar të shiten biletat ‘në të zezën’ edhe Angli.
Kështu në uebsajtin anglez për shitblerjen e gjërave të ndryshme, i quajtur ”livefootballtickets.com”, është bërë një postim i rrallë.
Aty shihet teksa shiten gjashtë bileta për ndeshjen Kosovë – Angli.
Më e lira kushton 500 funte!

Discussion about this post