
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Nënshkrimi u bë në një ceremoni zyrtare të organizuar në ambientet e Presidencës së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë dje bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të dorëzojnë zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.