Përbërësit
300 gr kadaif, 70 gr fistikë ose arra, 100 gr gjalpë
Sherbeti:
1 filxhan sheqer, 1 filxhan ujë, 5-6 trëndafila të aromatizuar
Kremi:
500 gr djath të shkrirë, 250 gr pana pastiçerie, ½ filxhan sheqer, 2 bustina vanilje
Për servirje:
Gliko qershie ose fruta pylli
Përgatitja
Hapim kadaifin në fije dhe e shtrojmë në dy tava të vogla me diametër 25 mm. E spërkasim kadaifin me gjalpë dhe arra dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 140 gradë Celsius për 40 minuta.
Ndërkohë rrahim panën e pastiçerisë dhe e përziejmë me djathin e shkrirë, sheqerin dhe vaniljen. Kremin e përgatitur e vendosim në një qeskë pastiçerie dhe e lemë në frigorifer të ftohet.
Më pas përgatisim sherbetin dhe e lemë të ftohet.
Pasi kadaifi të jetë pjekur, presim sa të bie pak temperatura dhe e sherbetosim.
Pasi kadaifi ta ketë përthithur mirë sherbetin dhe te jetë ftohur fillojmë montojmë tortën. Vendosim bazën me një shtresë kadaif, më pas vendosim kremin e përgatitur, shtresën e dytë të kadaifit, përsëri krem dhe në fund e dekorojmë me gliko qershie./Gazeta Mejdani/