Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Tonet islamofobe të Fevziut në “Opinion”, tregues të normalizimit të Islamofobisë në media!

November 1, 2019
37
SHARES
4.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Blendi Fevziu

Nga Bordi Editorial 

Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë e ka ndjekur me vëmendje emisionin Opinion të transmetuar më datë 21 tetor 2019 në Tv Klan dhe ka vërejtur me keqardhje përdorimin e një gjuhe me tone islamofobe nga ana e drejtuesit z.Blendi Fevziu, veçanërisht gjatë pjesës hyrëse të emisionit.

Paraqitja e mbulesës islame dhe leximit të Kuranit si “shenja të çuditshme” dhe tipare të ekstremizmit jo vetëm që është jo korrekte, por është një stigmatizim përgjithësues që prek me të padrejtë me dhjetëra e mijëra besimtarë muslimanë të Shqipërisë, të cilët e lexojnë Kuranin si Librin e tyre të Shenjtë, dhe veçanërisht ato femra besimtare muslimane, të cilat kanë vendosur me dëshirën dhe vullnetin e tyre të lirë të mbajnë mbulesën islame si shenjë të besimit, identitetit dhe modestisë së tyre. Ne nuk marrim përsipër të vlerësojmë nëse kjo ka qenë e qëllimshme nga ana e drejtuesit të emisionit apo jo, por ajo që ne konstatojmë është pakujdesia  dhe mënyra problematike se si argumentohen dhe diskutohen tema të tilla në media. Kjo bëhet akoma më problematike kur merr parasysh shikueshmërinë e lartë që gëzon emisioni “Opinion”.

Ekstremizimi i përsonave të përmendur në emision nuk ka ardhur as si pasojë e leximit të Kuranit e as të mbajtjes së shamisë, por është pasojë e një ideologjie të shtrembër e cila ka gjetur vend në mendjen dhe praktikën e atyre individëve pikërisht sepse nuk e kanë lexuar Kuranin aq sa duhet dhe ashtu si duhet. Dhe për këtë drejtuesi i emisionit besoj se është i vetëdijshëm. Zgjedhjet e gabuara të këtyre njerëzve për t’iu bashkuar një kulti që vlerëson vdekjen më shumë se jetën janë pasojë e moskuptimit të atij Islami që vetë Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) dhe bashkëkohësit e tij kanë predikuar e praktikuar dhe të atij kuptimi që pasohet e praktikohet nga gati 2 miliard muslimanë sot.

Përpjekjet për t’ia mveshur disi Islamit zgjedhjet e gabuara të këtyre njerëzve nuk bëjnë tjetër veçse hedhin benzinë në zjarrin e islamofobisë dhe paragjykimeve anti-muslimane që vazhdimisht media ushqen në mendjen e shoqërisë sonë. E kuptojmë se përdorimi i stereotipeve në komunikimin mediatik mbase është i leverdishëm për transmetimin e mesazhit në një forme më të përceptueshme te publiku, por kjo nuk e heq në asnjë moment përgjegjësinë që emisioni dhe vetë televizioni ka për të shmangur përhapjen e gjuhës së urrejtjes në shoqëri. 

Edhe raporti i fundit mbi Islamofobinë në Evropë thekson natyrën identitare të Islamofobisë në Shqipëri dhe se si kjo ka bërë që retorika islamofobe të gjejë hapërsirë të gjerë në fjalimet e politikanëve dhe përdorimin e përditshëm mediatik. Kjo shkujdesje me të cilën përdoren stereotipet dhe stigmatizimet islamofobe nga gazetarët dhe drejtuesit e ndryshëm të emiosioneve televizive është shqetësuese.

Megjithatë, problemi këtu nuk është Muç Nano, apo shkarjet e herë pas hershme të Fevziut e të ngjashmëve me ta, por fenomeni i Islamofobisë, të cilin ata e nxisin, me apo pa qëllim. Është shqetësuese lehtësia me të cilën dikush mund të vërë në lojë figura të njohura muslimane apo të përdorë gjuhë islamofobe në media pa u shqetësuar aspak për pasojat, e pa e varë shumë mendjen për përgjegjësitë që mbart të qënit figurë mediatike. Ky aspekt i natyrës së Islamofobisë në vendin tonë e ka kthyer përdorimin e stereotipeve anti-muslimane në një formë të pranuar të racizmit dhe pjesë normale të gjuhës së medias. E kjo mbase dhe jo krejt pa qëllim. Vetëm disa ditë më parë, drejtuesi i emisionit “Provokacija”, Mustafa Nano, përqeshte imamin Elvis Naçi pse ai ishte prekur emocionalisht gjatë një ligjerimi të mbajtur në xhaminë e tij disa kohë më parë. Duket qartë se z. Nano e shqetëson shumë numri i madh i njerëzve që e ndjekin imamin Naçi. Muçi, siç i pëlqen ta thërrasin, është i njohur nga të gjithë për qëndrimet e tij islamofobe, e kjo shfaqje teatrale e fundit nga ana e tij nuk habit askënd. 

Kjo lloj retorike dhe shfaqje të tilla të shemtuara duhet të dënohen nga çdokush, pavarësisht besimit të tij. Çdo njeri, e figurat mediatike në veçanti, duhet të shmangin nxitjen e urrejtjes për të mirën e përgjithshme të shoqërisë dhe për hir të ruajtjes së bashkëjetesës paqësore me njëri-tjetrin. 

Zoti ka dashur që në këtë vend të ndajnë të njëjtën gjuhë dhe kulturë, pavarësisht besimeve tona fetare. Prandaj, si njerëz që gjithmonë kanë ditur të bashkëjetojnë, ne duhet t’i shmangemi stigmatizimeve të panevojshme dhe ta ruajmë bashkëjetesën fetare si një ndër asetet tona me të vlefshme që kemi./Observer.al/

Share22Tweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.