
Ditën e nesërme bëhen pesë vite që nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Ai vdiq në rrethana të panjohura gjersa ishte në paraburgim, shkruan IndeksOnline.
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka paralajmëruar që nesër pritet të bëhen arrestime për këtë rast nga ana e Prokurorisë.
“PROKURORIA TË PËRGATITET PËR ARRESTIME
Nesër bëhen 5 vite nga vrasja e Astrit Deharit
Nesë bëhen 5 vite nga shtytja në vrasje të Astrit Deharit
Nesër bëhen 5 vite që urdhërdhënësit e vrasjes së Astrit Deharit qëllimisht nuk janë identifikuar nga Prokuroria
Nesër bëhen 5 vite nga tentimi i fshehjes së vrasjes së Astrit Deharit
Nesër bëhen 5 vite nga vrasja e aktivistit të LËVIZJES VETËVENDOSJE Astrit Dehari, nga i cili tentuan që të marrin deklarata vetëfajësuese në tentim për ta inkriminuar Albin Kurtin dhe LËVIZJEN VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftim.