
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të ftojnë për intervistim kreun e PDK-së, që të dëshmojë lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Gashi në një shkrim në Facebook ka thënë se Veseli dy herë publikisht ka deklaruar se Astrit Dehari është vrarë në Burgun e Prizrenit.
“Çka po i mungon Prokurorit te Prokurorisë Speciale Z. Afrim Shefkiu që nuk e fton për të dëshmuar lidhur me te gjitha ato informata qe i din Z. Veseli dhe i cili haptas deklarohet se din shumë për vrasjen e Astrit Deharit”, ka shkruar ai.