
Infektologu Ilir Tolaj duke folur për vendimin e MASHTit që viti i ri shkollor të fillojë më 14 shtator, ka treguar se cilat mosha janë më të rrezikuara nga koronavirusi.
Sipas tij, mosha 12-18 vjeç e fëmijëve janë më të rrezikuar, ndërsa ata deri në 10-vjeç më me vështirësi mund ta marrin virusin apo ta bartin.
‘’Nga vet fati që kemi të bëjmë me një grup moshë 12-18 që kupton më shumë, koncentrimi i vëmendjes në përmbajtjen e masave, duhet të jetë në këtë moshë’’, ka thënë ai në një emision kosovar./Gazeta Mejdani/