Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Tolaj i PDK-së: Qeveria Kurti është duke qeverisur pa program dhe me improvizime!

February 25, 2020
11
SHARES
722
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Kuvendi-Seanca

Janë 100 ditë të cilat partitë opozitare ia kanë premtuar Qeverisë së re të Kosovës para se të fillojnë me shpalosjen e kritikave dhe të bërit opozitë karshi politikave qeverisëse.

Me zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, 2019, në Kosovë kanë ndodhur ndryshime në qeverisje, ngaqë ish partitë në pushtet kanë kaluar në opozitë, kurse ish-opozita në pushtet.

Ende pa u mbushur tri javë, opozita dhe liderët e partive në opozitë, po tregohen mjaft të zëshëm ndaj politikave të qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti.

Paralajmërimet për heqjen e taksës ndaj importeve nga Serbia, shkarkimi i bordeve të ndërmarrjeve publike apo edhe ndryshimet në kuadër të ristrukturimit të qeverisë, kanë hasur dhe po hasin në kundërshtimet e opozitës.

Sipas analistëve politikë, qeveria e re e filloi punën me entuziazëm, andaj edhe nxiti reagime, ndërkaq në partinë më të madhe opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës, thonë se Qeveria Kurti është duke qeverisur pa program dhe me improvizime.

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, tha për Radion Evropa e Lirë, se është evident fakti se krejt ato kauza që i kanë përdorur gjatë fushatës partitë në koalicion, për të ardhur në pushtet, i kanë lënë anash krejt. Sipas tij, asnjë nga premtimet e dhëna, kjo qeveri nuk i ka në agjendë.

“Kjo qeveri nuk e ka një plan të shkruar. Kjo qeveri po funksionon dhe po punon me njëfarë metode të improvizimeve momentale. Këto vendime që i kanë marrë për largim, për shembull të drejtorit të doganës, kjo është një qasje për spastrime me agjendë politike”, tha Totaj.

Ai thotë se nga qeveria e re është dashur të pritet se do të sjellë diçka të re, një dimension i ri, e kualitet të ri dhe jo të merret me të kaluarën.

“Ata po merren, veç me korrigjimet e disa gjërave që janë bërë në të kaluarën. Do të thotë ne nuk po e shohim këtu një vizion, një kualitet, një dimension të ri, një vlerë të re për të cilën kemi pasur nevojë”, u shpreh Totaj.

Sipas tij, PDK-ja si parti opozitare, do të bëjë punën e saj në mënyre që mos të ndodhin gabimet e mëdha.

“Qasja e tyre për këto temat e mëdha nacionale …, po i presim të shohim se çka do të veprojnë ata. Çka do të veprojnë, sepse jemi dëshmitarë të asaj se kanë folur diçka tjetër e kanë vepruar diçka tjetër edhe derisa nuk e kemi një plan të shkruar, ne nuk e dimë se çka do të veprojnë”, u shpreh ai, duke shtuar se kritikat në drejtim të pozitës nuk do të ndalën.

“Preventiva është më e mirë sesa shërimi”, theksoi Totaj.

Njohësit zhvillimeve politike, konsiderojnë se Qeveria e Kosovës, për veprimet që ka ndërmarrë për këto ditë të qeverisjes, ka vend për kritika dhe lëvdata.

Selatin Kllokoqi, analist dhe hulumtuese në organizatën Demokraci Plus, tha për Radion Evropa e Lirë, se çështja që po e ngatërron aktualisht Qeverinë Kurti, është mungesa e planifikimit të duhur për zvogëlimin e numrit të ministrive.

“Shohim se kjo qeveri ka nisur punën me një entuziazëm. Ka marrë disa vendime të cilat duken se janë më ndryshe nga qeveria tjetër. Çka mund ta kritikojmë është sepse siç duket nuk e kanë pasur planin e detajuar se si do të veprojnë pasi t’i kenë 15 dhe jo 21 ministri. Si duket kjo punë po merr kohë sepse nevojitet kohë që të bëhet plan si do të bëhet risistemimi, rivendosja ose bashkimi i ministrive. Kjo në njëfarë mënyre është duke sjellë edhe tensione”, tha Kllokoqi.

Një qasje edhe më të ashpër në raport me qeverinë e re ka Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e udhëhequr nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit, në disa raste ka shkruar statuse nëpër rrjete sociale duke iu drejtuar kryeministrit Kurti në formë të prerë se “nuk duhet të shfuqizojë taksën” e vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bonje e Hercegovina.

Ndërkaq aktivistë të AAK-së, të hënën, gjatë një aktiviteti të cilësuar si “simbolik”, i dërguan kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, një pako të madhe të mbështjellë me ambalazhin e “plazma keks”, prodhim ky nga Serbia, duke i thënë Kurtit që nuk i duan prodhimet serbe.

Kuvendi i Kosovës është ende në fazën e konsolidimit të komisioneve të reja parlamentare, ndërkohë që edhe aty, partitë opozitare tashmë kanë paralajmëruar se shumë shpejt do ta ftojnë Kurtin dhe ministrat e kabinetit qeverisës që të raportojnë për vendimet që po marrin.

Qeveria e re e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është formuar më 3 shkurt.

Qeveria e re e Kosovës ka 15 ministri dhe dy zëvendëskryeministra, kurse në përbërjen e saj, qeveria pritet të ketë edhe 33 zëvendësministra.

Deri më tani janë emëruar disa zëvendësministra, por jo edhe pjesa më e madhe e tyre.

Share9Tweet

Related Posts

Konvergjenca me Listën Serbe!

August 6, 2022

Qeveria e Kosovës i propozon një detyrë të rëndësishme Veton Surroit!

July 1, 2022

Kurti takon Presidentin e Bosnjës: Jemi syhapur karshi lidhjeve të thella të Rusisë e Serbisë!

April 7, 2022

Mustafë Bajrami ka një porosi për ata që dëshirojnë t’i kuptojnë drejtë ngjarjet e mëdha që ndodhin nëpër botë!

February 27, 2022

Kryeministri Kurti: KEK-u është shitur më lirë se badihava!

January 24, 2022

Nuk miratohet kërkesa e PDK-së për debat lidhur me shtrenjtimin e rrymës!

January 20, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.