Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Tim Judah në mbështetje të Kryeministrit Kurti, Thaçi nuk mund të zbatojë asnjë marrëveshje, tani Kurti është kompetent!

March 7, 2020
19
SHARES
967
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
judah-thaci-kurti

Gazetari britanik dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Tim Judah, tha se “isha shumë i lumtur që emisari i presidentit amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se ishte i gabuar pretendimi im se SHBA do të dëshironte të shkohet shpejt drejt një marrëveshje të madhe [Kosovë-Serbi]”. Ai thotë se Thaçi dhe Vuçiq po i fshehin të gjitha detajet e bisedave të ndërsjella nga publiku, për shkak se nuk kanë marrëveshje. “Për Thaçin, problemi është se ai nuk mund të zbatojë asgjë… Albin Kurti tani është kompetent”.

Gazetari britanik dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Tim Judah  gjatë javës, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se Richard Grenell dhe njerëzit e presidentit Donald Trump dëshirojnë të lëvizin shpejt në një marrëveshje të madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por, ndaj kësaj deklarate ka reaguar emisari i presidentit Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke thënë se Judah po i shpik gjërat.

Judah, në një deklaratë për gazetën serbe Danas, ka thënë sot se ajo që ka thënë ka qenë e vërtetë.

“Grenell nuk do të kishte marrë mundin të më gjykojë në stilin e Trumpit nëse nuk do të kisha pasur të drejtë! Sikur ajo që thashë nuk do të ishte e vërtetë, ai kurrë nuk do të reagonte. Amerikanët janë të zemëruar që kjo informatë u publikua dhe, dyshoj, për shkak se nuk do të mund të arrihet  marrëveshja”, tha Judah, përcjell Telegrafi.

Të përkujtojmë se pas takimit të fundit midis presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, të mbajtur në prani të ambasadorit Grenell, Judah shkroi në Twitter se Vuçiq dhe Thaçi biseduan në Washington për shkëmbimin e territoreve pa detyrimin e Serbisë për ta njohur Kosovën, por që Serbia më nuk do të pengonte anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

I pyetur të komentojë deklaratat e presidentit serb Vuçiq, i cili pasi u kthye nga SHBA tha se “ka shumë lajme të rreme, se është  bërë një plan për të zgjidhur çështjen e Kosovës”, Judah tha se nuk është çështje e ‘lajmeve të rreme’ kur bëhet fjalë për analistë dhe gazetarë serioz.

“Tregimi për lajme të rreme është vetëm një mënyrë për të provuar që ata të njollosen dhe heshten, sidomos kur ata janë gjurmë të ndonjë gjëje. Gazetarët e vërtetë nuk kanë asnjë motiv të përhapin lajme të rreme, përndryshe nuk do të ishin gazetarë të vërtetë. Kur Vuçiq tha që unë jam i lumtur vetëm kur diçka e keqe u ndodhë serbëve, ai gaboi rëndë. Artikulli i fundit që e kam shkruar për ‘The Economist’ ka të bëjë me sektorin e shkëlqyer të teknologjisë në Serbi, i cili po ‘lulëzon’ (dhe për potencialin që të lulëzojë prodhimi i litiumit) dhe se sa janë të mrekullueshëm serbët. Jam i sigurt se zonja Brnabiq ia ka treguar atë artikull! I uroj të gjithëve në Ballkanin Perëndimor çdo të mirë dhe kur shoh një rast për të shkruar për ta, këtë e bëj”, tha Judah.

Ai thotë se Thaçi dhe Vuçiq me këmbëngulësi po i fshehin të gjitha detajet e bisedave të ndërsjella nga publiku, për shkak se nuk kanë marrëveshje.

“Nuk ka marrëveshje për çështje të caktuara, përfshirë Bashkësinë e Komunave Serbe. Për Thaçin, problemi është se ai nuk mund të zbatojë asgjë. Amerikanët vazhdojnë të pretendojnë se ai [Thaçi] ende është kompetent, por ai nuk është ashtu. Albin Kurti tani është kompetent. Për Vuçiqin, shumë nga ato që thuhen mund të përdoren kundër tij në zgjedhje, kështu që do të ishte më mirë nëse ai shmanget [nga publiku]. Për shembull, pjesa kryesore e diskutimit është njohja – dhe ideja që ata po e konsiderojnë se ekziston, është se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por ajo as nuk do ta pengojë në rrugën e saj për t’u bërë anëtare e OKB, që në njëfarë mënyrë është një lloj njohjeje. Nëse Serbia nuk do ta kundërshtonte këtë anëtarësim, atëherë ekziston një teori që Rusia më nuk do të ishte ‘ma serbe se Serbia’. Por, kuptojeni pse ai (Vuçiq) nuk dëshiron që kjo të përdoret kundër tij”, tha analisti britanik.

Judah tha se nuk ka ndonjë informatë nëse qershori është afati i fundit për marrëveshjen Kosovë-Serbi, siç pretendohet nga disa media të Kosovës. /Gazeta Mejdani/

Share12Tweet

Related Posts

Albin Kurti po e tërbon Vuçiqin, opozitën dhe Edi Ramën!

July 1, 2022

Rama publikon pamje gjatë vizitës në familjen e Hashim Thaçit, iu rrëfen për bisedat në Hagë me ish-presidentin!

June 20, 2022

Çavusoglu pas takimit me Kryeministrin Kurti: Turqia nuk do lejojë që Ballkani të kthehet në vitet e ’90-ta!

June 19, 2022

Arrestohet ortaku i vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi, kryente kriminalitet ryshfeti!

May 27, 2022

Rama ia ka lakmi Albin Kurtit: Është njeri shumë interesant!

April 7, 2022

Kurti takon Presidentin e Bosnjës: Jemi syhapur karshi lidhjeve të thella të Rusisë e Serbisë!

April 7, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.