
Vedat Muriqi ka shënuar gol në fitoren e Fenerbahces ndaj Basaksehir me rezultatin 2:0.
Goli i parë u shënua nga Max Kruse në minutën e 72-të derisa Vedat Muriqi realizoi në minutën e 86-të.

Ndërsa, ishin tifozët e gjigantit turk, Fenerbahçe të cilët bënë gjestin e javës.
Ata hodhën shallat, doreza dhe kapela nga tribunat për të prekurit nga tërmeti që goditi Turqinë mbrëmë.
Vet ekipi turk shkroi, Fenerbahçe bashkë me këto foto: “Elazig mos ndjej ftohtësi, Fenerbahçe është me ju”