Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

T`i kthejmë pranverën, ‘Pranverës Arabe’!

January 19, 2020
40
SHARES
3.2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Marwan Bishara

Një tjetër vit, një tjetër dekadë dhe një tjetër raund lajmesh të këqija në Lindjen e Mesme. Titujt e parë të gazetave të javës së kaluar nuk mund të “sterronin” më shumë. Vdekje në burgjet egjiptiane, përleshje në Sudan, përkeqësim i krizave humanitare në Jemen dhe Siri, zgjerim i paligjshëm i kolonive izraelite në Palestinë, paralizë politike në Tunizi, dështim i bisedimeve për armëpushimin libian, e në fund, si për t`i vënë kapakun, konflikti amerikano-iranian në Irak e rrëzimi I avionit civil ukrainas me 176 persona në bord. Dhe, lista vazhdon…

Marwan Bishara

Situata ka qenë kaq e rëndë për kaq shumë kohë, sa po e mjegullon linjën edhe kështu të hollë mes realizmit dhe fatalizmit në rajon. Shtypja, dhuna, sektarizmi, pabarazia, pasiguria dhe lufta janë kaq të përhapura, kaq këmbëngulëse, saqë çdo optimizëm është i sigurt se do t`i lëshojë rrugën pesimizmit.

Në të vërtetë, që nga fillimi i Pranverës Arabe nëntë vjet më parë, stinët kanë ndryshuar në mënyrë dramatike, duke venitur edhe atë pak optimizëm të çmuar që çoi peshë kryengritjet popullore në ditët e tyre të para. Shumë arabë sot kanë mbërritur të besojnë se lajmi i mirë është gjithmonë i mbarsur me lajmë të këqija, dhe se sukseset, bartin në vetvete farat e dështimit. Në këtë mënyrë, edhe ato revolucione që arritën të “çmontonin” diktaturat u lanë me barrën e së shkuarës që përndjek të ardhmen e tyre.

Kjo mund të shpjegojë skepticizmin ndaj valës së re të trazirave popullore që u përhapën gjatë vitit të kaluar nga Sudani e Algjeria, deri në Irak e Liban, dhe më tej, në Iran. Por, një skepticizëm i tillë nuk duhet të errësojë ndjeshmërinë, maturinë e madhështinë e kryengritjeve të reja.

Valët e protestave në këto vende po ecin në gjurmët e lëvizjeve popullore në Tunizi dhe Egjipt, duke përqafuar paqen, origjinalitetin dhe reformën e duke refuzuar dhunën dhe konfliktin civil si mjet për të përballur regjimet shtypëse dhe korruptive.

Ata duket se I kanë nxënë mësimet e vështira nga Siria, Libia, Jemeni dhe Iraku, sepse nuk i pranojnë luftërat me palë të treta dhe ndërhyrjet e huaja ushtarake, që sjellin, siç thuhet siguri e demokraci, por prodhojnë kaos dhe shkatërrim. Kryengritjet e reja insistojnë në reforma demokratike pa sektarizëm, fondamentalizëm dhe autoritarizëm, duke refuzuar zhvendosjen e pakuptimtë nga një formë e autoritarizmit në një tjetër.

Këto mësime mund të mos garantojnë sukses, por janë të domosdoshme për të arritur sadopak përparim politik. Ato po i vendosin tashmë regjimet arabe në mbrojtje, duke detyruar liderët të japin dorëheqjen, duke ushtruar presion mbi parlamentet për reforma e duke vendosur precedentë të rinj për ndryshime paqësore.

Procese të tilla, edhe pse të ngadalta e të vështira, janë thelbësore që reformat të jenë vërtet demokratike. Në dallim nga ato totalitare, revolucionet demokratike janë të një natyre evolutive dhe marrin shumë më tepër kohë për të ndryshuar kulturën politike e transformuar shoqërinë. Por kjo është mënyra e vetme për t’u përgatitur për biznesin shterues të qeverisjes demokratike.

Ndaj për të gjithë të zhgënjyerit me Pranverën Arabe, me dështimet e humbjet e panumërta , për të gjithë ata që nuk e pranuan kurrë atë si një “import” të Pranverës së Pragës të vitit 1968 ose Pranverës së Kombeve të 1848-tës, unë them: përpiquni ta shihni këtë pranverë jo si ekuivalent të lëvizjes ceke apo asaj europiane, as si një ngjarje me një fillim dhe një fund, por më tepër si shpresë duke mposhtur dëshpërimin, si guxim për të kapërcyer frikën dhe si ndryshim që vjen me premtimin e një të ardhmeje më të mirë. E kështu, teksa hymë në këtë dekadë të re, le t`i kthejmë përsëri pranverën, Pranverës Arabe. /TCh/

Share6Tweet

Related Posts

‘Leje territorin e Kosovës’, Driton Selmanaj ia mbyll gojën Baton Haxhiut Live!

September 8, 2020

A po ndodhë ‘Pranvera arabe’ në Amerikë dhe Australi?

June 4, 2020

Opsionet e Turqisë pakësohen në Siri, Rusia mbështet lëvizjen e Asadit!

February 14, 2020

Dilema palestineze!

February 13, 2020

Ramën dhe Albinin i largon Vuçiqi!

February 11, 2020

A jetojmë ende në botën që e krijoi Stalini?!

February 10, 2020
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.