Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Thirrje nga Mustafa Bajrami: Ju që u ngritët kundër Taksës, tregoni tani çka fituam pas humbjes së atij aseti kaq të rëndësishëm për Kosovën!

August 12, 2020
13
SHARES
870
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Mustafa Bajrami

Humbja e betejës për Taksën 100%, Kosovës nuk i solli asnjë të mirë. Përkundrazi, Kosova mbeti pas asgjë në duar që të ulet si faktor në tryezën e bisedimeve me Serbinë, shkruan Gazeta Mejdani.

Duke qenë se edhe më parë ishte i zëshëm në lidhje me Takësn 100% dhe shkruante vazhdimisht se ajo nuk duhet të hiqet, Dr. Mustafa Bajrami sot ka reguar ashpër në një shkrim të tij. Ai ka thënë se Kosova asgjë nuk ka fituar nga humbja e taksës.

Për më tepër, siç thotë ai, vendi jonë ka mbetur pa njërin prej aseteve të fuqishme që më parë e kishte në dorë. Taksa qind për qind është simboli i pjekurisë dhe burrnisë shtetërore të Kosovës!

Dr. Bajrami u ka bërë thirrje ekonomistëve dhe analistëve të Kosovës që ishin kundër Taksës, që të dalin dhe t’i tregojnë qytetarëve çka fitoi kosova nga humbja e asaj takse.

“Ekonomistat e vendit i kanë shtie “veshtë n’lesh” e s’po dalin me na tregue për sa përqind u fuqizue ekonomia e Kosovës pas heqjes së Taksës dhe sa fituam ne qytetarët e Kosovës”, ka thënë Dr. Bajrami.

Në ndër kohë, ai i ka bërë me dije qytetarët e vendit se që nga fillimi ka mbrojtur Takësn 100% ku e kishte quajtur “Aset shumë i rëndësishëm dhe simbol i pjekurisë dhe burrnisë shtetërore të Kosovës”.

Ky është teksti i një shkrimi të tij të mëhershëm në lidhje me Taksën 100%:

Taksa; simboli i burrnisë shtetërore i Kosovës!

Se deri ku mund të shkojë militantizmi partiak i verbër dhe i budallakaftë i shqiptarit, tregon më së miri qasja e disa shqiptarëve ndaj Taksës.

Dëgjoni ju që e shikoni Kosovën nëpërmes llupës tuaj partiake dhe të interesave tuaja personale: Taksa, menjëherë pas luftës frontale të UÇKsë, simbolizon qëndresën shqiptare më të fuqishme karshi Serbisë dhe, në të njëjtën kohë është goditja më e madhe që i dhanë shqiptarët Serbisë, në 100 vjetët e fundit.

E kam thënë edhe më parë; Shqiptarët asnjëherë s’kanë mund të ballafaqohen me Serbinë dhe ta mundin atë në këto përmasa sa arritën pikërisht nëpërmes Taksës.

Taksa e detyroi Serbinë ta ndjejë veten se është vetëm kaq e fuqishme para Kosovës dhe kundër shqiptarëve. Taksa është simbol i fitores dhe qëndresës shqiptare. Ajo është më shumë se sa vetëm një ndalesë ndaj Serbisë të na i merr gjysmë miliard euro në vit dhe të na luftojë me paratë tona.

Më shumë se Taksa, vetëm një ushtri e fuqishme e Kosovës mund ta detyrojë Serbinë të mendojë dy herë para se të merr ndonjë hap apo vendim kundër shqiptarëve. E pikërisht për këtë arsye edhe e kam quajtur taksën, burrni shtetërore e Kosovës.

Taksa, pra, duhet të mbrohet me çdo kusht, deri në momentin kur ajo t’i sjell frytet e nevojshme dhe të dëshiruara për ne shqiptarët.

Në të kundërtën, anulimi i taksës do të jetë i gabueshëm po aq sa është qëndrim muhalife dhe amaterizëm qesharak i disa pseudo-njohësve të ekonomisë dhe politikës, teksa po dalin para nesh e para opinionit mbarë duke folur neveritshëm kundër Taksës…!

Më poshtë gjeni shkrimin e tij të sotshëm në llogarinë e tij në Facebook:

Ekonomistat e vendit i kanë shtie “veshtë n’lesh” e s’po dalin me na tregue për sa përqind u fuqizue ekonomia e Kosovës pas heqjes së Taksës dhe sa fituam ne qytetarët e Kosovës. Gjithashtu, në lesh i kanë shtie veshtë edhe dofarë analista që s’po na tregojnë se çka fitoi Kosova në rrafshin politik, diplomatik, strategjik me heqjen e taksës e që u patën que peshë ja me hjek, ja siç thonin e mashtronin ata, shkoi Kosova.

A unë këndej që s’marrsha vesh as kah ekonomia e as kah politika(!!), e pata quajtur Taksën aset nacional dhe “Simbol i pjekurisë dhe burrnisë shtetërore të Kosovës”, e pata shkruar rradhazi se shqiptarët me Taksën në dorë për herë të parë në këto 100 vjetët e fundit po kanë mundësi me i ndejtë Serbisë në ballë sy me sy e shtet me shtet, pata hangër sharje, shpifje e intriga se përse po e mbështes Ramush Haradinajn. Të cilin në fakt, për këtë rast e për nja tri-katër raste tjera e pata mbështetur me mish e me shpirt e deri në palcë.

Me hesap ata e kishin pas me Ramushin andaj sju hante palla për Kosovën, ndërsa unë e kisha dertin e Kosovës andaj e mbështetja atëbotë Ramushin.
O Zot, çfarë dallimi…?!

Po presim përgjigje prej njOhësve të çAshtjes me hjekë leshin prej veshi e me na tregue çka fituam që e hjekëm Taksën…?!/Gazeta Mejdani/

ShareTweet

Related Posts

Mustafë Bajrami: As Serbia nuk flet kaq shumë keq për Kosovën e shqiptarinë sa flasin vetë shqiptarët kundër vetvetes, kjo është e tmerrshme!

July 13, 2022

Çfarë të mira i solli Kosovës ardhja në pushtet e Vetëvendosjes me më shumë se 50% të votave!

January 17, 2022

Ja cili është politikani kosovar me i ndjekur në Facebook, po Kurti, i sati radhitet!

January 13, 2022

Skandal i skandaleve/ Toka e privatizuar për 4 mijë euro, shteti ia vlerëson 4. 8 milion euro. Si arsyetohet Haradinaj për këtë rast!

December 20, 2021

Xhavit Haliti: Ramush Haradinajt me ia falë edhe 500 hektarë, nuk bëhet kurrgjë!

December 14, 2021

Haradinaj përshëndet emërimin e ministrit të ri në Qeverinë Kurti!

November 16, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.