
Presidenca i ka dërguar shkresë zyrtare në Kuvendit të Kosovës, ku ka kërkuar që presidentit Thaçi t’i organizohet një seancë njoftuar më 4 mars, për t’i njoftuar në lidhje me vizitën e realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimet që ka mbajtur atje.
Në shkresën zyrtare drejtuar Sekretarit të Kuvendit, Sekretari i Presidencës ka kërkuar që të bëhen të gjitha përgatitjet për mbajtjen e një seance në lidhje me këtë çështje.
Presidenca kishte shprehur gatishmërinë e presidentit Thaçi që ai t’i drejtohej Kuvendit edhe në fund të vitit të kaluar, siç parashihet me Kushtetutë, mirëpo kjo seancë nuk ishte organizuar, pasi që Kuvendi nuk ishte plotësisht i konstituuar.