Presidenti i vendit Hashim Thaçi duke se është shumë aktiv në rrjete sociale e duke mos lenë anash as faqen e tij në instgram.
Një foto e publikuar nga ai se bashku me djalin e tij Endritin në një ndeshje të Kosovës më Çekinë në futboll është vërshuar më komente nga serbet të cilët kanë sharë në mënyrë të keqe Thaçin dhe po ashtu edhe Kosovën.
Flamuj serb dhe komente se “ Kosova është Serbi” janë vetëm disa nga ato që vazhojnë të qëndrojnë tek një foto të Hashim Thaçit e për të cilat duket se nuk është munduar ti fshijë.
“Më ne fund erdhi goli i shumë pritur. Ju lumtë. Jeni krenaria jonë” kishte shkruar Thaçi poshtë fotos më djalin e tij Endritin, derisa komentet që kishin marrë janë skandaloze.
Nuk mund të dimë arsyen pse presidenti apo dikush që ia mirëmban faqen ti fshijë këto komente, pasi flamuri serb në një foto të presidentit të Kosovës duket se është një fyerje edhe për popullin e Kosovës. Serbet si asnjëherë më parë komentojnë në shumë faqe të politikaneve të Kosovës më flamuj serb dhe se “Kosova është Serbi.
Komente të tilla ka pothuajse në shumë foto të publikuara nga Hashim Thaçi, por në foton e publikuar në ndeshjen e Kosovës më Çekinë duket se për serbet ka qenë diçka e papërballueshme për të parë se si përfaqësuesja e Kosovës na benë krenar të gjithëve përfshirë edhe Thaçin.
Discussion about this post