Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në Departamentin Amerikan nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.
Thaci ka treguar se çfarë është biseduar në këtë takim. “Bashkëbisedim briliant dhe dakordim i plotë për rrugën përpara”, shkruan Thaçi në Tuitter.
“SHBA dhe Kosova kanë lidhje të shkëlqyera dhe do të vazhdojmë ti thellojmë ato. Faleminderit Sekretarit Pompeo për përkushtimin e juaj në mbështetjen e Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen Euro-Atlantike. Kosova është e bekuar me besim dhe partnership me SHBA’në”, shton ai.
Më herët, Thaci është pritur në takim nga Zëvendëssekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, David Norquist.
Thaci tha se në këtë takim, zv.Sekretari i premtoi Kosovës mbështetje për formimin e Ushtrisë së Kosovës.